Gjendet i varur nën urë i riu, policia hetime për vrasje
22/04/2009 Viktima Taulant Bulluti. Konfirmimi zyrtar, është vetëvrasje
Familjarët: Policia të zbardhë të gjithë ngjarjen, djali asnjë problem
Kanë mbetur mister së paku në 24 orët e para pas ngjarjes shkaqet e vdekjes së një të riu nga Shijaku, i cili është gjetur i varur në litar poshtë urës në hyrje të qytetit. 28-vjeçari Taulant Bulluti i lindur në Kënetë Gjepalaj dhe banues në “Katër Rrugët e Shijakut” është gjetur i varur poshtë urës. Ai është gjetur dje në mëngjes nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë. Grupi hetimor ka vërejtur se viktima kishte vdekur së paku në mëngjes, ndërsa trupi i varur duhet të ketë përfunduar në litar për disa orë. Ngjarja ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e policisë për të zbuluar shkaqet e krimit. Nga ana tjetër, familjarët e djalit si dhe bashkëshortja e tij kanë kërkuar nga policia të nxjerrë sa më parë të vërtetën. Në mëngjesin e së martës, rreth orës 7.50 disa persona kanë parë poshtë urës së Shijakut të varur në një pemë shtetasin Taulant Bulluti. Litari në fytin e 28-vjeçarit qe varur poshtë urës nën të cilën kalon lumi Erzen. Policia ka pohuar se viktima është vetëvarur, por familjarët dhe bashkëshortja e Bullutit kanë kërkuar fakte nga policia që vërtetojnë vetëvarjen. Ata janë shprehur se djali i tyre nuk kishte konflikte me asnjë person dhe se ka bërë një jetë normale. Ai ishte i punësuar në një servis në Shijak dhe merrej kryesisht me lyerjen e stukimeve të mjeteve në pikën e servisit. 28-vjeçari Taulant Bulluti çdo mbrëmje pasi përfundonte punën shkonte në shtëpi dhe dilte në mbrëmje për të pirë kafe. Sipas familjarëve që kanë pranuar të deklarojnë në polici çdo gjë lidhur me jetën private të 28-vjeçarit, Bulluti dhe as pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë pasur asnjë konflikt në lagje apo diku tjetër. I riu nuk vuante nga ndonjë sëmundje dhe se bënte jetë normale gjë që e ka vështirësuar edhe më tej zbardhjen e së vërtetës. Prindërit e kanë pritur djalin deri në orët e vona të natës. Ata kanë menduar se ai duhej të kishte shkuar për darkë tek ndonjë i afërm dhe se telefoni i tij celular ishte i fikur. Fakti se Bulluti nuk ka pasur probleme nuk ka manifestuar tek familjarët ndonjë shqetësim për ta kërkuar 28-vjeçarin natën, ndërsa ishte e para herë që ai nuk kthehej në shtëpi. Natën e së martës policia ka lëshuar në komunikatën e saj deklarimin zyrtarë se rasti i 28-vjeçarit është vetëvarje, por thuhet se ka edhe një pistë tjetër hetimi që nuk është bërë publike.