Gjendet i vdekur inxhinieri austriak
Një austriak gjendet i vdekur në banesën e marrë me qira në qytetin e Pogradecit. Verner Jager kishte një vit që jetonte në këtë qytet, ku ishte vendosur, pasi kishte punuar më parë për disa vite në vendin tonë si inxhinier. Jager është gjetur i vdekur në banesë nga përkthyesi i tij, Leonard Berberi, i cili ka sinjalizuar policinë lokale për vdekjen e 67-vjeçarit me shtetësi austriake. Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak në zemër. Mësohet se 67-vjeçari vuante nga zemra, ndërsa përdorte me shumicë pijet e forta alkoolike.