E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes i tërhequr nga kali i riu

Arzen Muja, 24 vjeç, nga fshati Orçikel i rrethit të Kukësit ka humbur jetën mbrëmë, ndërsa udhëtonte në terrenin e vështirë hipur në kalin e vet. Rrëzimi nga kali i ka kushtuar jetën jo prej rënies në tokë, por për shkak se këmba e tij është ngatërruar me litarët e samarit dhe kali e ka marrë zvarrë nëpër rrëpirë, derisa disa banorë e kanë ndaluar. Muja është dërguar në spitalin e Kukësit nga të afërmit e tij, por ka mbërritur atje pa jetë. Tërheqja zvarrë në një terren shumë të thyer malor i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse 24-vjeçarit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›