Kapet "hajduti i shekullit", grabiti 1.35 miliarde lireta
Policia e ka konsideruar si "vjedhja e shekullit" atë që ndodhi më 13 korrik 1998 në shtëpinë e biznesmenit Sulo Shehu në Vlorë dhe dje ka arritur të vërë në pranga autorin e kësaj vjedhjeje, që mund të konsiderohet "hajduti i shekullit". Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me forcat e FNSH-së kanë organizuar një operacion policor të koduar "Vjedhja e shekullit" për ndalimin e shtetasit Armando Muçaj, 37 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Fierit. Në njoftimin e shpërndarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, thuhet se "ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg‘, për arsye se ky shtetas, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit Sulo Shehu në qytetin e Vlorës, në vitin 1998". Sipas policisë, biznesmenit të njohur vlonjat iu vodhën 1 miliard e 135 milionë lireta italiane. Por prokuroria e Përgjithshme deklaron se shifra e vjedhur ishte 1 miliard e 700 milionë lireta.
Arrestimi
Operacioni për arrestimin e Armand Muçaj është finalizuar në qytetin e Fierit. Mësohet se në fillim ekspertët e krimit të Drejtorisë së Policisë së Vlorës kanë kryer një takim mjaft të shkurtër me ata të Fierit. Takimi është zhvilluar në mjediset e Komisariatit të Policisë së Fierit. Nga burime konfidenciale mësohet se Muçaj nuk ka qenë person i shpallur në kërkim më parë. Përfshirja e tij në vjedhjen e më shumë se 1 miliard liretave në vitin 1998 është zbuluar përpara disa ditësh nga krahasimi i gjurmëve të gishtave që u gjetën në vendngjarje përpara dhjetë vjetësh me ato të 37-vjeçarit fierak. Prangosja ka ndodhur rreth orës 14:15 minuta në unazën veri-perëndimore të qytetit të Fierit, pak metra larg nga Ura e Sheqit. Muçaj, së bashku me dy persona të tjerë, ka qenë duke udhëtuar në një automjet fuoristradë me targa greke. Agjentët që ishin në ndjekje të tij pa u kuptuar dhe që ndodheshin në dy makina policore, i kanë bërë thirrje të ndalojë dhe në mënyrë të befasishme makina, ku dhe ishte drejtues Muçaj, është rrethuar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, si dhe mjete të tjera policore. Muçaj dhe dy shoqëruesit e tij nuk kanë bërë rezistencë. Ata janë transportuar fillimisht drejt Komisariatit të Policisë Fier, ku kanë qëndruar për afro 45 minuta për t‘u nisur më pas drejt Vlorës.
Vjedhja
Policia dhe Prokuroria Vlorës kanë rihetuar vjedhjen e ndodhur 10 vjet më parë në kuadër të punës për zbardhjen e dosjeve të vjetra. Pas hetimeve komplekse, ka rezultuar se Armando Muçaj ka qenë pjesëmarrës në vjedhjen e ndodhur më 13 korrik 1998. Në këtë datë, rreth orës 02:00 të mëngjesit, persona të armatosur dhe të maskuar janë futur në banesën e shtetasit Sulo Shehu në lagjen "28 Nëntori" të qytetit të Vlorës dhe kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armës shumën e parave që ndodheshin në një kasafortë. Nuk është sqaruar ende nëse shuma e saktë e liretave të vjedhura është ajo që jep policia (1,135 miliardë), apo ajo që jep prokuroria (1,7 miliardë).