E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret vjehrren duke e mbytur me perparese, 15 vjet burg Maznikut

Tirane - Vrau vjehrren duke mbytur me perparese, gjykata e denon me 15 vjet heqje lirie. Vasilika Mazniku, 62 vjecarja eshte shpallur dje fajtore nga Gjykata e Tiranes nen akuzen e "vrasjes me dashje". Sipas vendimit te dhene nga ana e trupit gjykues te kryesuar nga ana e gjyqtarit Fehmi Petku, e pandehura Mazniku akuzohet per vrasjen me dashje te vjehrres se saj, Bozhane Mazniku. Ngjarja per te cilen akuzohet e pandehura ka ndodhur me 31 gusht te vitit te kaluar, kur Mazniku ka mbytur me perparese ne dhomen e gjumit, njerken e burrit te saj, Bozhanen 72 vjece, te cilen e akuzonte per lidhje jashtemartesore me bashkeshortin e saj. Nga hetimet ka rezultuar se autorja e krimit ka pasur dy arsye per te vrare vjehrren e saj, xhelozine dhe konfliktin per pronen. Dy seanca me pare prokurori i ceshtjes i kerkoi togave te zeza shpalljen fajtore dhe denimin e te pandehures, me 16 vjet heqje lirie. Ndersa vete e pandehura ne deklarimet e saj, nje seance me pare, i ka kerkuar trupit gjykues meshire. Ne deshmine e dhene ne seancen e fundit te ketij procesi gjyqesor e pandehura ka sqaruar se bashkeshorti i saj, Sotiri, ka pasur lidhje me ish-vjehrren e saj (njerka e tij) dhe kete fakt ajo e ka ditur qe prej kohes kur ka qene ne prag te marteses. Por, per gjithe keto vite e ka mbajtur sekret historine, duke vuajtur faktin se bashkeshorti e tradhtonte me njerken. Shkak i atij sherri te momentit, vec akumulimit te inatit per vite me radhe, ka qene dhe banesa qe te dyja grate ndanin. Sipas deklarimeve te dhena nga vete e pandehura ne hetimet paraprake por edhe ne gjykate, diten e ngjarjes ajo ka gjetur bashkeshortin e saj, Sotir Maznikun ne krevat me vjehrren. Por jo vetem kaq. Sipas te pandehures vetem 5 dite perpara se ajo t'i vriste vjehrren, bashkeshorti i saj i kishte bere me dije se kishte kryer marredhenie edhe me vajzen e tyre. Ndersa pak minuta me vone viktima i kishte thene se do t'i merrte edhe banesen ne te cilen jetonte. Kjo gje ka nxehur te pandehuren e cila vendosi t'i jape fund gjithcka pasi gjeti bashkeshortin e saj ne krevat me vjehrren. E pandehura Mazniku e ka pranuar qe ne fillim te procesit gjyqesor autoresine e krimit duke shpjeguar gjykaten se vrasjen e kishte kryer ne kushte te tronditjes se forte psikike, veprim per te cilin, ishte penduar. Vasilika Mazniku do te perfitoje nje te treten e uljes se denimit pasi u gjykua me gjykim te shkurtuar, ashtu sic ishin aktet e paraqitura nga prokuroria. Kesaj te fundit i mbeten edhe 10 vjet heqje lirie per te kryer nga vendimi perfundimtar i dhene nga gjykata.

Si ndodhi krimi

Ngjarja, per te cilen akuzohet e pandehura Mazniku, ka ndodhur me daten 31 gusht te vitit te kaluar, rreth ores 16:30, ne rrugen "Sitki Cico", perballe nje shkolle 9-vjecare, ne nje banese private. E moshuara ishte e shtrire ne dhomen e ndenjes, kurse viktima gjendej ne dysheme, ku dhe eshte mbytur me nje perparese ne qafe. Krimi sipas hetimeve eshte kryer per dy motive, xhelozi dhe konflikt per pronen.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›