E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci nis dhenia e pretences nga prokuroria

Ne seancen e pare jane lexuar rreth 130 faqe nga materiali 500 faqesh pretence i pergatitur nga prokuroria ndaj 29 personave te akuzuar per tragjedine

Procesi gjyqesor i ceshtjes Gerdeci eshte duke shkuar drejt perfundimit. Dje prokuroria ka filluar te lexoje pretencen ndaj 29 personave te akuzuar per tragjedine e 15 marsit 2008 te ndodhur ne fshatin Gerdec te kryeqytetit. Ne seancen e djeshme kater prokuroret e ceshtjes kane paraqitur ne gjykate pretencen prej 500 faqesh nga te cilat u arrit te lexoheshin vetem 136 faqe pasi koha fizike ne dispozicion perfundoi. Prokuroret e ceshtjes gjate leximit te pretences nxoren ne pah mjaft fakte qe me pare nuk ishin te njohura nga opinioni publik. Pra sipas prokurorise Mihal Deliorgji Ylli Pinari Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli jane fajtore te drejtperdrejte ne tragjedine e 15 marsit. Sipas prokurorit te ceshtjes Genci Cano thuhet Te pandehurit me dashje kane punesuar persona pa eksperience pune dhe te mitur... Te pandehurit kane vepruar me dashje dhe vetedije. Ata i kane parashikuar rreziqet e skane bere asgje. Po keshtu ne seance u tha edhe menyra se si behej demontimi ishte vertet shokuese municionet e kalibrit te rende demontoheshin mbi nje tavoline metalike me pinca e sqepare. Gjithashtu nje pike tjeter ku prokuroria i meshon faktit se jane shkelur ligjet dhe rregulloret nga fabrika e demontimit eshte pozicioni dhe largesia e saj nga zona e banuar. Banesa e pare sipas rregullores duhet te ishte te pakten 2460 m larg fabrikes se demontimit te municioneve. Por ne fakt ajo qe ka ndodhur eshte dicka tjeter ne realitet ne fabriken qe jemi duke hetuar banesat ndodhen afro 20 m larg saj shtoi prokuroria. Nje tjeter pike ku duket qarte shkelja e ligjit eshte se punonjesit e kesaj fabrike nuk kane bere kurre asnje seance trajnuese per punen e tyre po keshtu vonesat e pagave te tyre ishin te medha cka ishte edhe me diskriminuese eshte se punonjesit e saj megjithese disa ishin edhe te mitur nuk kishin asnje dite pushim. Seanca gjyqesore e ceshtjes Gerdeci filloi diten e djeshme ne oren 1000 dhe perfundoi ne 1600 orar ky zyrtar per mbylljen e seancave gjyqesore pra ishte koha fizike ajo qe nuk lejoi leximin deri ne fund te pretences se prokurorise qe ne total perbehet prej 500 faqesh. Lidhur me kete trupi gjykues vendosi qe pjesa tjeter e pretences se prokuroreve te lexohet ne seancen e dites se sotme e cila do te nise rreth ores 1000.

Procesi gjyqesor

Ceshtja Gerdeci eshte paraqitur ne Gjykaten e Tiranes me 11 qershor te 2009-s. Qe prej asaj kohe kjo ceshtje ka pasur nje numer te madh seancash te cilat ne total shkojne ne 150. Ne seancen e parafundit ne daten 3 tetor prokuroret e ceshtjes kerkuan kohe per te plotesuar dosjen e tyre voluminoze. Ne seancen e djeshme kater prokuroret e ceshtjes ndertuan ne menyre te detajuar kronologjine e ceshtjes. Po keshtu ata bene me dije se ky shperthim fatal pervecse shkaktoi 26 viktima 300 te plagosur pati edhe nje dem ekonomik qe arrin ne 2.4 miliarde leke. Nderkohe nga ana tjeter avokati Maksim Haxhia ka kerkuar pezullimin e ceshtjes dhe dergimin e saj ne Gjykaten Kushtetuese per interpretimin e ligjit per pergjegjesine penale te personave juridike mbi bazen e te cilit akuzohet shoqeria lsquoAlbademil. Sipas avokatit ligji eshte i papajtueshem me Kushtetuten por kjo kerkese eshte hedhur poshte nga trupi gjykues. Te pandehurit e tragjedise se 15 marsit jane te gjithe te lire. Pasi ndaj kater te akuzuarve kryesore mbi te cilet rendon akuza e vrasjes ne rrethana cilesuese Mihal Delijorgji Sokol Ngjeci Dritan Minxholli dhe Ylli Pinari gjykohen ne gjendje te lire per shkak te perfundimit te afateve te paraburgimit. Mes te akuzuarve eshte dhe ish-shefi i shtabit te pergjithshem Luan Hoxha se bashku me 5 ish-funksionare te larte te shtabit. Gjithashtu mes te akuzuarave bejne pjese edhe zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes ata akuzohen se kane shperdorur detyren duke bere falsifikim dokumentesh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›