E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrane xhaxhain prangosen dy vellezerit

24 ore pas ngjarjes policia identifikoi si autore te vrasjes se 66-vjecarit Hamet Feleqi dy nipat e tij 21 dhe 19 vjec

Rreth 24 ore pas vrasjes policia e qytetit te Fierit ka identifikuar autoret dhe ka vene ne pranga dy nipat qe masakruan xhaxhain. Sipas policise dy vellezerit 19-vjecari Sami Feleqi dhe 21-vjecari Mustafa Feleqi akuzohen si vrases te xhaxhait te tyre Hamet Feleqi mbremjen e te dieles ne fshatin Ngjeqar te Fierit. Diten e djeshme nga Seksioni kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit dhe sherbimeve te tjera te policise te Drejtorise se Policise se Qarkut Fier pas nje pune intensive u be e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i vrasjes se shtetasit Hamet Feleqi. Keshtu ne kuader te masave dhe veprimeve te shpejta policore u identifikuan dhe u arrestuan ne flagrance dy autoret e dyshuar te kesaj ngjarjeje dhe konkretisht Sami Feleqi 19 vjec banues ne fshatin Ngjeqar te rrethit Fier dhe Mustafa Feleqi 21 vjec banues ne fshatin Ngjeqar te rrethit Fier. Arrestimi i ketyre shtetasve u be per vepren penale Vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 78/2 e 25 te Kodit Penal - behet e ditur nga policia e qytetit te Fierit. Dy te rinjte ne bashkepunim me njeri-tjetrin rreth ores 1930 te se dieles vrane me mjete te forta 66-vjecarin Hamet Feleqi ndersa ishte duke punuar ne tokat e tij ne fshatin Ngjeqar prane vendit te njohur si Mocalet.

Policia mendon se vrasja e Hamet Feleqit ka ndodhur per motive hakmarrjeje.

Ngjarja

Krimi i radhes brenda familjeve me lidhje gjaku tronditi qytetin e Fierit mbremjen e se dieles. Dy vellezerit ne moshe te re perkatesisht 19 dhe 21 vjec kane sulmuar dhe goditur per vdekje xhaxhain e tyre 66 vjec. Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 1930 te dates 15 tetor ne fshatin Ngjeqar ne vendin e quajtur Mocalet. 66-vjecari Hamet Feleqi po punonte ne aren e tij kur papritur ka pare perpara dy te rinj te cilet e sulmuan me mjete te forta. Dy vellezerit e kane goditur xhaxhain e tyre me gjakftohtesi derisa e kane lene te vdekur pertoke. Viktima eshte Hamet Feleqi 66 vjec banues ne fshatin Ngjeqar. Pasi e kane vrare xhaxhain e tyre 66-vjecar dy te rinjte jane larguar menjehere nga vendi i ngjarjes dhe e kane lene te moshuarin ne mes te ares. 66-vjecari eshte gjetur pa jete nga disa bashkefshatare ne mes te ares te cilet kane njoftuar edhe policine. Trupi i pa jete i 66-vjecarit eshte cuar ne spital ku i eshte bere ekspertiza mjekoligjore per te percaktuar edhe shkakun e vdekjes. Ekspertiza nxori si shkak per vdekjen e Hamet Feleqi 66 vjec goditje me mjete te forta ne koke dhe pjese te ndryshme te trupit. Pasi ka keqyrur vendin e ngjarjes policia ka identifikuar si autore per vdekjen dy te rinjte. blute kane arritur te arrestojne pas nje pune intensive nje dite me pas nipat e viktimes Sami Feleqi 19 vjec dhe Mustafa Feleqi 21 vjec te dy banues ne fshatin Ngjeqar te rrethit Fier. Sipas policise nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se vrasja e shtetasit Hamet Feleqi ka ndodhur per motive hakmarrjeje. Por ende nuk behet e ditur ngjarja qe mund ti kete cuar dy familjet ne gjak me njera-tjetren. Materialet ne ngarkim te te dy te arrestuarve i kane kaluar prokurorise per vepren penale Vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›