E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat per dy te dyshuarit e vrasjes se Anisa Opingarit

Burg pa afat per dy personat e arrestuar per vrasjen e Anisa Opingarit. Dje Gjykata e Lezhes vendosi masen ndaj tyre pasi ata dyshohen si autoret kryesore per vrasjen dhe masakrimin e 25-vjecares ne pyllin e plazhit te Shengjinit. Policia ndaloi dy dite me pare shtetasit Sokol Backa 26-vjec dhe Genci Bicmeti 43-vjec per masakrimin e 25-vjecares. Tre muaj me pare ne 15 korrik Anisa Opingari u gjet e vrare ne zonen e Shengjinit. Trupi pajete i Anisa Opingarit eshte gjetur 20 metra larg rruges kryesore dhe ne mesin e tri hoteleve ne Shengjin. Mesohet se 25-vjecarja Anisa Opingari eshte gjetur e pajete ne mesin e disa pishave ndersa ajo ka qene me rroba banje dhe prane saj eshte gjetur edhe canta ku ndodhej edhe karta e identitetit. Trupi i pajete qe kishte filluar te dekompozohej u gjet nga nje bari i cili njoftoi policine. Mbi trupin e viktimes u gjeten shenja dhune. Familjaret e Opingarit kishin humbur kontaktet me 11 korrik 4 dite para se gruaja nga Berati por e martuar ne Fier te gjendej e masakruar. Fillimisht policia hodhi dyshime se 25-vjecarja mund te ishte vetevrare por pas ekspertizes mjekoligjore u arrit ne perfundimin qe per vdekjen e saj kishte persona te tjere te perfshire. Nga deklaratat e familjareve u mesua se pak kohe para vdekjes 25-vjecarja nene e dy femijeve kishte pasur mosmarreveshje me bashkeshortin e saj. Nje jave para se te gjendej trupi i pajete Anisa Opingari kishte kryer nje telefonate anonime ku kishte folur me prinderit e saj. Telefonata ishte kryer rreth ores 2300 te mbremjes. Ajo u kishte thene prinderve qe do te largohej dhe qe femijet i kishte lene ne familjen e bashkeshortit. Sipas deklarates se prinderve ne telefonate 25-vjecarja u kishte kerkuar edhe qe te mos e kerkonin. Por duke humbur cdo kontakt me vajzen prej 5 ditesh familjaret e kishin denoncuar zhdukjen e saj ne polici.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›