Humbi vajzën para dhjetë vjetësh, vret veten nëna
Një grua i ka dhënë fund jetës, pasi nuk e ka përballuar dot vdekjen e së bijës. Policia e Shkodrës njoftoi dje për vdekjen si pasojë e vetëhelmimit të 45-vjeçares Pashka Vila, 45 vjeçe, nënë e tre fëmijëve. Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se viktima ka lënë edhe një letër, ku sqaron motivet e vetëvrasjes dhe lë amanetet e fundit.
Pashka Vila, lindur në Rrethin e Pukës dhe banuese në fshatin Ranxa të Komunës Bushat të Rrethit të Shkodrës, është gjetur e vdekur në dhomën e saj. Ajo e kishte mbyllur derën e dhomës me çelës nga brenda dhe pasi kishte shkruar një letër, kishte pirë një sasi të madhe helmi që përdoret në bujqësi.
Familjarët kanë mësuar për ngjarjen disa orë pas aktit të vetëvrasjes, kur vunë re mungesën e gruas. Ata kanë shkuar dhe kanë hapur me forcë derën e dhomës. Pashka është gjetur e shtrirë dhe pa ndjenja. Me gjithë ndihmën e parë që janë munduar t‘i japin të afërmit, ajo nuk ka mundur të shpëtojë nga vdekja.
Pashka ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e qytetit të Shkodrës dhe kjo ka bërë që ndërhyrja e mjekëve të mos jetë efikase. Viktima është mbajtur vetëm pak minuta në sallën e reanimacionit dhe më pas është dërguar në morgun e spitalit, ku ekspertët mjekoligjorë kanë kryer autopsinë. Pak orë më vonë, trupi është tërhequr nga familjarët, për të kryer dhe ritet mortore.
Burime nga policia sqarojnë se grupi hetimor ka arritur në përfundimin që viktima Pashka Vila ka gjetur vdekjen si pasojë e një vetëhelmimi. Ajo ka pirë një sasi të madhe lënde fosforo-organike.
Në dhomën ku u krye edhe akti i vetëflijimit, mbi një komodinë, është gjetur një copë letër, ku ndër të tjera viktima shkruante se i ishte mërzitur jeta dhe se donte të varrosej pranë vajzës së saj. Të afërm të viktimës thanë se në këtë letër, gruaja shkruante që nuk mund të jetonte më pas vdekjes së vajzës së saj.
Të afërmit thanë gjithashtu se pas vdekjes së të bijës, që ka ndodhur dhjetë vjet më parë, gruaja 45 vjeçe nuk e ka marrë veten. Ajo ishte shtruar disa herë në spital për shkak të çrregullimeve psikike, që i ishin shkaktuar nga tronditja.
Shqetësimet ishin shfaqur menjëherë pas vdekjes së vajzës një vjeçe, e cila kishte ndërruar jetë për shkak të temperaturës së lartë.
Ndërkohë, mësohet se të gjitha veprimet hetimore e procedurale të policisë janë shoqëruar edhe me autopsinë e viktimës, çka ka vërtetuar përfundimisht se bëhej fjalë për vetëvrasje.
Vdekja e dytë në familjen Vila trokiti vetëm pak ditë pasi burri i shtëpisë kishte dalë nga ngujimi. Familja ishte në gjak prej disa vitesh, pasi kunati i Pashkës kishte vrarë një person dhe të dielën, ditën e Pashkës katolike, hasmi e kishte falur gjakun.