Komisioni i ligjeve diskuton buxhetin 2012. Kushtetuesja kundershton

Ndersa Komisioni i ligjeve ka diskutuar mbi projektbuxhetin per vitin 2012 Gjykata Kushtetuese eshte shprehur kunder ketij buxheti qe i eshte akorduar nga qeveria ketij institucioni. Perfaqesuesi i Gjykates Kushtetuese gjate fjales se tij ne komisionin e ligjeve e ka cilesuar buxhetin si te papranueshem madje ka kerkuar dhe rritje te fondit per pagat prej 10 milione lekesh te reja per aktivitetet ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise. Ndersa perfaqesuesit e institucionit te Avokatit te Popullit kane kerkuar te mos i ulen pagat pasi nje vendim i tille i qeverise cenon pavaresine e ketij institucioni. I menjehershem ka qene dhe reagimi i perfaqesueses se ministrise se financave e cila ka theksuar se tashme sistemi i pagave eshte unifikuar ndersa pagat nuk kane lidhje me pavaresine e institucioneve. Ndersa deputetet demokrate kane kerkuar nga koleget e tyre te perkrahin kerkesen e Gjykates Kushtetuese per fondin shtese per 20-vjetorin e Gjykates Kushtetuese dhe per aktivitetet ne kuader te festimeve per 100-vjetorin e pavaresise por deputetet socialiste kane theksuar se per kete ceshtje duhet te jete nje fond i vecante.