E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetet ne burg vrasesi i kamerieres

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan ka dhenedje masen e sigurise Burg pa afat per 29-vjecarin Mirian Dedja i akuzuar per vrasjen e nje shtetaseje qe punonte si kamerierengjarje e ndodhur nje muaj me pare. Trupi gjykues i kryesuar nga Klorina Cela pasi ka degjuar deshmite e paraqitura nga prokurori i ceshtjes Binas Mina ka vendosur masen e sigurise Burg pa afat per 29-vjecarin. Ky i fundit i pranishem ne seancen gjyqesore nuk e ka pranuar vrasjen.Mesohet se nje muaj me pare ky shtetas ne bashkepunim edhe me shtetasin me iniciale G. S. i cili eshte person i shpallur ne kerkim ne ambientet e nje lokali perballe universitetit Aleksander Xhuvani Elbasan kane qelluar me arme zjarri pistolete shtetasen Agresa Thomai 26 vjece banuese ne Elbasan e cila pasi mori mjekimin e nevojshem ne spitalin kirurgjik Elbasanu dergua ne Spitalin Ushtarak Tirane ku pas nderhyrjes se menjehershme dhe ndihmes se nevojshmenuk mundi te jetoje por gjeti vdekjen mbas nje jave.Shtetasi Mirian Dedja akuzohet per veprat penale Vrasje me dashje e kryer ne bashkepunim nderkohe qearrestimi i tij u be vetem dy dite me pare ne qytetin e Tiranes ku edhe ai fshihej per krimin. Mesohet se ai eshte transportuar per ne burgun e sigurise se larte te Peqinit deri ne zbardhjen e plote te vrasjes se 26-vjecares.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›