Goditet banda e hajduteve
Nje 21-vjecar banor i fshatit Trush ne komunen Berdice rrethi Shkoder u arrestua dje nga forcat e policise se Shkodres pasi akuzohet per veprat penale Vjedhje e kryer ne bashkepunim dhe Mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake.Burime zyrtare nga policia lokale bejne te ditur se krahas arrestimit te 21-vjecarit Sherif Fikaj banor i fshatit Trushjane ndaluar edhe dy te rinj te tjere bashkepunetore te tij T. L. dhe M. D. perkatesisht te moshes 16 dhe 18 vjec edhe keta banues ne fshatin Trush te cilet do te ndiqen ne gjendje te lire.Sipas te njejtit burim mesohet se fale hetimeve te kryera nga strukturat policore u be e mundur zbulimi dhe kapja e tre shtetasve te lartpermendur te cilet jane autore te nje sere vjedhjesh te ndodhura ne komunen Berdice. Konkretisht ata akuzohen se kane vjedhur ne kohe dhe vende te ndryshmenje motociklete tip Lancinnje motociklete tip Yamaha si dhe te vjedhjeve tedisa shpendeve ne banesat e bashkefshatareve te tyre. Poashtu gjate kontrolleve te ushtruara ne banesen e shtetasit Sherif Fikaj u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale edhenje arme zjarri tip Automatik te cilen 21-vjecari e mbante pa leje. Ndersa ne banesen e shtetasit M. D. u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materialenje sasi fishekesh automatiku.