Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Korçë, një tjetër trup i pajetë gjendet në Shëngjin
KORCE – Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur pasditen e sotme pranë kodrave të qytetit të Korçës. Kufoma u gjet në një kanal nga një bari i zonës, i cili lajmëroi menjëherë policinë.
Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Servet Zavalani, 60 vjeç. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën prej disa ditësh për shkaqe natyrale.
Ndërkohë një tjetër trup i pajetë është gjetur sot në Shëngjin, në afërsi të pompave të ujit. Policia po punon për identifikimin e kufomës, i cili është i seksit mashkull dhe mendohet se ka qenë një endacak. Edhe në këtë rast, policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
(er.nu/BalkanWeb)