Mat, mbyten në rezervuar dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrethin e Matit ku dy vëllezër janë mbytur në një rezervuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Derjan të Matit ku dy vëllezërit Klevis dhe Ervin Gjetani përkatësisht 22 dhe 24 vjeç janë mbytur në rezervuar. Mësohet se në fillimim është futur në rezervuar Klevis Gjetani i cili ka kërkuar ndihmë pasi nuk ka mundur të dalë në breg. Menjëherë në ndihmë të tij ka shkuar i vëllai i tij Ervini i cili në tentativë për ta ndihmuar të vëllain nuk ka mundur dot të dalë në breg.
Kanë qënë shokët e dy vëllezërve të cilët kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë nga rezervuari dhe më pas kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.