Kanos dhe perdhunon fqinjen
Artan Cena
TIRANE - Nje adoleshent eshte vene ne prangat e policise se kryeqytetit, pasi ndaj tij eshte ngritur akuze per perdhunim. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Keta te fundit thane se, kane ndaluar 15-vjecarin me inicialet L. N., lindur ne Diber por banues ne Tirane, sepse nje bashkemoshatare e tij me inicialet A. P., ka bere nje denoncim ndaj tij per perdhunim. Dy protagonistet e ngjarjes jane fqinje me njeri-tjetrin dhe kishin hyrje e dalje familjare. Sipas burimeve te policise, vajza ka shkuar me deshiren e saj ne banesen e djalit.
Por ketu me pas ka ndodhur e gjithe ngjarja. 15-vjecari ka kerkuar qe te kryeje marredhenie seksuale me vajzen, por ajo kishte kundershtuar. Ne perpjekje per t'i mbushur mendjen, adoleshenti ka marre nje thike dhe duke e kercenuar ka tentuar ta perdhunoje. Pas kesaj ngjarjeje vajza ka shkuar ne banesen e saj, qe e kishte disa dhjetera metra larg dhe u ka treguar prinderve. Keta te fundit bashke me 15-vjecaren i jane drejtuar Komisariatit numer 5, ku kane bere denoncimin e tyre ne lidhje me ngjarjen e ndodhur tre dite me pare.
Efektivat e policise kane nisur hetimet ne lidhje me kete ngjarje. Kane qene ekspertet e mjekesise ligjore qe kane bere te ditur se, vajza ishte perdhunuar. Sipas tyre ka pasur kontakt seksual. Pas kesaj, policia ka nisur kerkimet per gjetjen e 15-vjecarit, i cili dy dite me pare eshte ndaluar. Hetimet jane marre ne dore nga efektivet e krimeve seksuale, te cilet kane bere dhe arrestimin e 15-vjecarit, per shkak te denoncimit te bere ndaj tij. Ne deshmine e dhene nga vajza me inicialet A. P., ajo ka treguar se, kishte shkuar ne shtepine e fqinjit vete, me mendimin se aty kishte njerez te tjere. Por ne banese nuk ka pasur njeri, vec 15-vjecarit, tha policia. Ky i fundit duke perfituar nga fakti qe ishte mesdite dhe nuk kishte asnje pjesetar ne familje, i ka kerkuar vajzes adoleshente qe te kryenin marredhenie seksuale. Sipas policise, kjo e fundit nuk kishte pranuar. Ne kete situate adoleshenti ka rrembyer nje thike dhe me force ka kryer marredhenie, duke e plagosur lehte ne krah. Nderkaq qe vete adoleshenti nuk ka pranuar qe te kete kryer marredhenie me fqinjen e tij.
Burimet zyrtare te policise thane se, dosja me materiale i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, per veprat penale te "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitur", "heqjes se paligjshme te lirise" dhe "kanosjes".