E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vetëvarur, tri vetëvrasje gjatë kësaj jave

Një person 50 vjeçar është gjetur i vetëvarur në një shtëpi të pabanuar në Pejë.

“Në rrugën Jani Vreto më 6 prill, në orën 17:13 min në një shtëpi të pa banuar është gjetur i varur me litar një mashkull K/SH rreth 50 vjeç”, ka konfirmuar për Indeksonline zyrtari për informim i policisë së Kosovës Baki Kelani.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku i cili ka konstatuar vdekjen si dhe Njësiti i hetimeve dhe krimteknikës për të vazhduar me ekzaminimin dhe hetimet e mëtutjeshme.

Kjo është vetëvrasja e tretë në Kosovë, e raportuar gjatë kësaj jave, ku kjo javë shënoi edhe vetëvrasjen e një ish ushtari të UÇK-së dhe një të riu 24 vjeçar nga Prishtina./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›