Debatik Curri kthehet nga demtimi ne ndeshjen ndaj Bosnje-Hercegovines
Kur kthehesh nga një dëmtim i gjatë, gjithnjë ka kërshëri për atë që do të thuash dhe për formën që mund të kesh.
Kjo i ndodhi edhe Debatik Currit, mbrojtësit të rëndësishëm kuqezi që, më në fund, është në dispozicion të trajnerit Josip Kuzhe për ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Ai shprehet i qetë pasi beson se zotëron 100 për qind të formës.
Nga ana e tyre, Armend Dallku dhe Jahmir Hyka, theksojnë po ashtu se do të duhet lojë kolektive dhe besim për të përballuar boshnjakët të martën në Zenicë.
Trajneri Kuzhe është i kënaqur me fitoren 7-0 arritur ndaj modestëve të Olimpikut, ku më e rëndësishme ishte që shumica dërrmuese e golave u shënuan nga sulmuesit Salihi, Bogdani dhe Kapllani.