Policia e Tiranes 9 ne pranga 24 oret e fundit
Skuadrat e antikrimit të organizuar godasin një grup të shpërndarjes së drogave në kryeqytet si dhe zbulon një bazë prostitucioni pranë Parlamentit. Ndërsa shërbimet e Komisariateve 1 dhe 3, kanë prangosur një të dyshuar për shitje armësh, një të kërkuar për plagosje si dhe kanë goditur një grup vjedhësish të banesave në zonën e Brrakës.
Tre persona, Amarildo Gega, Lorenc Kaposhi dhe Premtim Sula jana arrestuar teksa shisnin marihuanë pranë shkollës Çajupi. Policia sekuestroi 200 gramë drogë të ndara në 70 porcione për shitje.
Mbrëmjen e të enjtes skuadra e antirafikut bastisi një lokal në afërsi të Parlamentit. Dy femra ranë në pranga, nga të cilat njëra ishte administratoria e lokalit dhe tjera shfrytëzohej për prostitucion.
Shërbimet e Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës prangosën Admir Selën, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa të Shkodrës 6531 E, iu gjetën dhe sekuestruan 2 pistoleta. Burimet thanë se dyshohet që Sela t’i kishte marrë armët për t’i shitur. Në pranga ka përfunduar edhe Ilir Shtepani, i cili kërkohej për plagosjen me thikë të djalit të ortakut tëb tij në biznes.
Ndërsa shërbimet e Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës prangosën dy pjesëtarë të një bande plaçkitësish të banesave, të cilët vepronin kryesisht në zonën përreth Brrakës.