Gjendet i vrarë me armë zjarri një 29 vjeçar
Elbasan - Erjon Isai, 29 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri 100 metra larg shtëpisë së tij në lagjen Kala të Elbasanit në orët e parë të mëngjesit. Familjarët të shqetësuar për moskthimin në shtëpi të djalit të tyre kishin kërkuar për të dhe vetëm sot në mëngjes e kishin gjetur atë të vrarë afër shtëpisë së tyre. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar sot në policia shumë persona por ende nuk dihet asgjë për autorin e krimit. Në pyetje janë marrë edhe shokë të viktimës si dhe persona të lagjes. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes