E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

 

Parlamenti maqedonas ka ratifikuaer dje marrëveshjen e regjimit pa viza për qytetarët e dy vendeve

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Kushdo shtetas shqiptar që dëshiron të udhëtojë për në Maqedoni nuk duhet të shqetësohet më për pajisjen me vizë në ambasadën maqedonase në Tiranë apo në kufi. Parlamenti në Maqedoni ka ratifikuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Shqipërisë që parashikon regjim pa viza për qytetarët e dy vendeve. Vlerësohet se ratifikimi shënon përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve, edhe pse arritja e marrëveshjes shënoi tensione si brenda Maqedonisë ashtu edhe mes Tiranës dhe Shkupit. Marrëveshja nënkupton se shtetasit e një vendi nuk do të kenë nevojë për viza për të hyrë në vendin tjetër ku do të mund të qëndrojnë 90 ditë brenda një periudhe prej gjashtë muajsh. Gjithashtu, parashikohet që banorët e zonave kufitare, të mund të kalojnë në vendin fqinj vetëm me karta identiteti. Marrëveshja që u ratifikua, u votua nga deputetët e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, edhe pse ajo u nxit nga PDSH, e cila nuk është më pjesë e koalicionit qeverisës. Ajo do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet edhe nga parlamenti në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›