E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, opozita kërcënon me bojkot

 

Mazhoranca ka shpërfillur propozimet e pakicës dhe kjo e fundit po shqyrton mundësinë e bojkotimit të kuvendit

Nëse mazhoranca në Parlamentin e Maqedonisë vazhdon të mos i përfillë iniciativat dhe propozimet e opozitës kjo, e fundit nuk do të marrë pjesë në seancën e së shtunës kur të votohet përbërja e qeverisë së re. Kthimin në Parlament, partitë opozitare e kushtëzojnë me arritjen e një marrëveshje me pozitën për miratimin me konsensus të një rregulloreje të re të Parlamentit si dhe pika tjera që do të mundësonin funksionimin e mirëfilltë të parlamentit. Koordinatori i grupit parlamentare të LSDM-së, Jani Makraduli vlerëson se VMRO-DPMNE dhe BDI kanë miratuar në parlamentrregullore partiake e jo për atë që paraprakisht ishte arritur marrëveshje midis liderëve politikë. "U vërtetua se VMRO-DPMNE po frikësohet nga 27 deputetët socialdemokratë dhe çdo ditë me çdo lëvizje po e mbyll derën e parlamentit. lSDM ka sjellë vendim për të mos marrë pjesë në punën e parlamentit. Qeverinë e re VMRO-DPMNE –BDI, Nikolla Gruevski do ta promovojë vetë," ka thënë Jani Makraduli. Nga VMRO DPNMNE-ja nuk kanë komentuar kërkesat e opozitës për marrëveshjen, e cila do të mundësonte kthimin e tyre në parlament. Koordinatori i grupit parlamentarë të BDI-së, Tahir Hani pranon faktin se në vetë BDI-në ka zëra të ndryshëm rreth miratimit të rregullores dhe këtë situatë ai e vlerëson si demokratizim brendapartiak. "BDI ka votuar rregulloren e parlamentit të Maqedonisë me marrëveshjen politike se neni 3 i cili është kontestues ka qenë dhe është kontestues do zgjidhet me marrëveshjen politike, e cila ekziston mes dy liderëve politik, të cilat kanë marrëveshje që do të sjellin ligj për përdorimin e gjuhës shqipe,” thotë Tahir Hani deputet i BDI-së. Lëvizja Qytetare ZGJOHU ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mënyrën e miratimit dhe përmbajtjen e Rregullores për punën e Parlamentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›