Test historie për të marrë shetësinë gjermane
Test historie për të marrë shetësinë gjermane
Kabineti gjerman ka vendosur për futjen e letërnjoftimeve të reja dhe të testit të diskutueshëm të marrjes së shtetësisë. Me këtë test që nga shtatori do të kontrollohen njohuritë mbi Gjermaninë. Letërnjoftimi do të përmbajë nga 2010-a një fotografi digjitale në një çip elektronik. Vullnetarisht mund të kërkohet pajisja me një funksion shtesë, me anë të të cilit bëhen të mundura transfertat e parave dhe mbarimi i punëve administrative përmes internetit. Edhe ruajtja dixhitale në kartë e shenjave të gishtërinjve është mbi bazë vullnetare. Të gjelbrit paralajmëruan se letërnjoftimi i ri nuk sjell përfitime në siguri, por një sërë rreziqesh.