Gjendet i vrarë në tokën e tij 70 vjecari
TIRANE-Një i moshuar 70 vjecar është gjetur i pajetë sot në Patos. Policia dyshon se vrasja mund të ketë ndodhur pas një konflikti pë pronësinë.
Shtetasi Ferit Hoxha, 70 vjec është gjetur i pajetë sot në mëngjes nga familjarë të tij në tokën e tij në Patos. Të tronditur familjarët kanë lajmëruar policinë e qarkut Fier, e cila nisi menjëherë hetimet për rastin. Nga kqyrja paraprake që iu bë kufomës, u mësua se trupi i pajetë kishte shenja të shumta dhune në trup. Sipas mjekëve, shenjat kanë ardhur si pasojë e goditjes me mjete të forta. Policia nuk bën të ditur asnjë emër si person të dyshuar për vrasjen, por ka nisur hetimet në pistën e vrasjes për shkak të pronësisë. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të konfliktit që 70 vjecari mund të ketë patur për pronën.
(d.b/BalkanWeb)