E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada amerikane dhe gjermane dhurojnë paisje për policinë e shtetit

Pajisje për policinë e shtetit në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë dhuruar ambasada Gjermane dhe ajo amerikane. Në ceremoninë e dhurimit kanë qenë prezent, ministri Lulzim Basha si dhe ambasadori amerikan John Uithers dhe ai gjerman Bernard Borchard. Ambasadori i SHBA Uithers në fjalën e tij ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit në përballjen me sfidat e reja të kriminalitetit.
Ndërsa ambasadori gjerman ka pohuar se do të ndihmojë Shqipërinë për liberalizimin e vizave.
Edhe ministri Basha ka falënderuar për këtë ndihmë të dhënë dhe ka pohuar se do të shfrytëzoj të gjithë këto ndihma për luftën kundër krimit. Madje ndër të tjera ai ka treguar se në të 26 pikat kufitare është vendosur edhe sistemi tims.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›