E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbehet nga rrjedha e lumit, policia shpëton 42 vjecarin

SHKODER- Ndërhyrja në kohë i ka shpëtuar jetën nga mbytja një 42-vjecari në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lumin Kir, teksa Viktor Gjeta po punonte në breg.
Rrjedha e lumit e ka marrë me vete 42-vjecarin, duke i rrezikuar jetën. Ka qënë një banor i zonës i cili ka parë të gjithë ngjarjen dhe është përpjekur të shpëtojë 42-vjecarin.
Në pamundësi për të ndërhyrë për shkak të intensitetit të rrjedhës së lumit, banori ka njoftuar menjëherë forcat e policisë dhe të RENEA-s, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.
Pas disa minutash përpjekje nga forcat e policisë dhe RENEA kanë mundur të nxjerrin nga uji 42-vjecarin, Viktor Gjeta.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›