Gjendet kufoma e nje femre ne Lezhe
Një kufomë e seksit femër është gjetur nga barinjtë e zonës në malin e Krajnit në Lezhë. Nga hetimet e para të uniformave blu viktima është Dalina Miloti 32 vjeçe nga Dajçi. 32 vjeçarja sipas policisë së Lezhës rezultonte e zhdukur prej 3 ditësh dhe familjarët e viktimës nuk kishin asnjë informacionin në lidhje me vendndodhjen e saj. Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave që çuan në vdekjen e 32 vjeçares.