E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes dy te rinjve mbetet i plagosur Mario Prenga

Pas një sherri për motive të dobëta një person është plagosur dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Laçit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 pranë një lokali në Sanxhak. Mario Prenga rreth 28 vjeç është qëlluar me armë tip pistolete nga 50 vjeçari Besim Pasha, banues ne Sanxhak. Sipas hetimeve të para të policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të hershëm mes dy autorëve pasi 28 vjeçari Mario Prenga ka plagosur para një viti djalin e Besim Pashës. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia e Laçit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›