E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martin Luter King u vra nga Ku Klus Klan

Një ditë para se ta vrisnin në moshën 44 vjecare, Martin Luter King, ndodhej në një avion gati për tu nisur në Atlanta, kur piloti njoftoi bordin se kishte një alarm për bombë. Fluturimi u shty deri sa u inspektuan të gjitha valixhet.
Si pjesa më e madhe e kërcënimeve me vdekje për King, dhe ky rezultoi të ishte një alarm I rremë. Në librin e tyre “Mëshira e Dhimbshme e Zotit” Srjuart Eksler dhe Leri Hankok, dy historianë amatorë, kanë raportuar në detaje disa tentative vrasje ndaj King.
Pjesa më e madhe e këtyre përpjekjeve janë të njohura. Por duke përdorur raportet e FBI-së dhe burime të tjera, aurorët kanë zbuluar se grupime ekstremiste përfshirë dhe famëkeqin Ku Kluks Klan kishin ofruar një shpërblim deri në 100 mijë dollarë për vrasjen e Martin Luter King.
Në materialin e autorëve vërtetohet porhuajse pa asnëj dyshim se I akuzuari I vetëm për vrasjen e aktivistit, Xhejms Erl Rej, e ka tërhequr shpërblimin në fjalë. Në fakt arsyeja e vërtetë e vrasjes së King ka turulluar jo pak historianë, të cilët kanë motivuar se shkaku mund të jetë mbështetur në racizëm po aq sa dhe në marrjen e shpërblimit.
Sipas këtij libri Martin Luter King u vra pikërisht për shkak të shpërblimit prej 65 mijë dollarësh të vendosur nga Ku Kluks Klani. Autori i vrasjes kishte qenë në burg kur kishte dëgjuar se ai që do të vriste liderin amerikan me ngjyrë të të drejtave civile do të përfitonte një shumë të madhe parash.
Autorët e librit në përfundim kanë kërkuar një rihapje të hetimeve për zbardhjen e [plotë të vrasjes dhe arsyeve të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›