E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet kufoma e një njeriu në një ndërtesë në ndërtim, në kufi me Greqinë

SARANDE-Një kufomë e dekompozuar është gjetur në një ndërtesë në ndërtim në afërsi të kufirit, shqiptaro-grek.

Policia bëri me dije se trupi i pajetë në dekompozim e sipër u gjet në tokën greke, në ballkonin e një godine në ndërtim. Madje në njërën prej dhomave u gjet dhe një pasaportë shqiptare që i përket një 46-vjeçari. Pritet të verifikohet nëse pasaporta i përket trupit të pajetë, pasi identifikimi i kufomës është i vështirë të kryhet për shkak të dekompozimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›