Dogjani: Rama, nje diktator i vogel qe shtiret ne TV Intervistoi: Qamil Xhani
Deputeti socialist i Kukesit, Asllan Dogjani, i cili u shkeput nga grupi opozitar, flet mbi situaten brenda Partise Socialiste dhe periudhen katervjecare te mandatit te mbeshtetur nga kjo parti. Thote se eshte me fat qe e njohu “kush ishte Edi Rama i vertete”, duke theksuar se “ai qe shfaqet ne TV, nuk ka asnje lidhje me realitetin ne Partine Socialiste”. Thekson se kreu Edi Rama mbledh rreth vetes, vetem ata qe urdherohen, duke shtuar se
ne te kundert hakmerret si diktator.
Ndiqni me poshte intervisten qe z.Dogjani i dha dje gazetes “Koha Jone”
Pak dite me pare, deklaruat largimin nga Grupi Parlamentar i PS, duke renditur si nje arsye dhe koalicionin me LSI. Shumica ne PS i bejne llogarite se me LSI-ne e majta vjen ne pushtet. Ju perse mendoni se afrimi i LSI e demton PS?
Ne fakt une kisha kohe qe e kisha planifikuar largimin nga grupi parlamentar i partise socialiste, pasi qendrimi im ne ate grup ishte bere i pamundur, per shkak te qendrimeve te Edi Rames, mungeses se respektimit te statutit, parimeve e vlerave te demokracise, sic eshte e drejta e votes per te zgjedhur drejtuesit ne strukturat e partise socialiste ne Kukes.
Mosrespektimi i kontributit dhe punes se socialisteve te Kukesit dhe marrja e vendimeve ne menyre individuale pa pyetur strukturat e partise, arroganca e perdorur prej tij dhe frika per t’u perballur me te verteten, ishin arsyet e konfliktit.
Koalicioni me LSI u be shkak ate dite qe mora vendimin dhe e kundershtova si vendim, pasi ne radhe te pare mendova qe nje koalicion i tille do te minonte sistemin e drejtesise dhe me konkretisht me ngjarjet e 21 janarit.
Une jam me shume fat qe m’u krijua mundesia per ta njohur nga afer se kush ishte Edi Rama. Ne vitet e para nepermjet televizorit une e shikoja Ramen si nje njeri ideal, me parime, por kur m’u dha mundesia ta njihja nga afer, sidomos gjate ketyre kater viteve si deputet kam kuptuar qe nuk eshte ai qe shihet nepermjet televizorit. Ai ndryshe flet e ndryshe vepron, eshte pa vizion, nuk mund te perballet me te verteten dhe nuk i pranon argumentet. Kenaqet kur te tjeret i bejne qejfin dhe mbledh rreth vetes vetem ata njerez qe i thone “urdhero - si urdheron” dhe nuk e kundershtojne kurre. Thjesht eshte nje diktator dhe po qe se neser do te behet kryeminister ai jo vetem s’ka per t’ia ditur fare per popullin, por as per perfaqesuesit e tij. Por ka edhe te tjere qe e njohin, pasi keshtu si puna ime, edhe atyre u eshte krijuar mundesia ta njohin nga afer.
Une nuk jam i vetmi qe mendoj se koalicioni PS-LSI do ta demtoje me teper PS-ne. Por si une jane shume qytetare shqiptare qe kane besuar nga kutia e televizorit se Rama sic flet, ashtu edhe vepron. Por me kete koalicion shumica e socialisteve, por dhe te gjithe qytetaret shqiptare tashme e kane pare se ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Pra kjo provon ate qe une kam pare gjate ketyre viteve, kur kam qene deputet i PS-se.
Sipas jush, nga PS u largua dhe nje tjeter deputet socialist, Gjovalin Kadeli. Si jane pritur nga brenda PS keto largime. Vec qendrimeve te Rames, nuk kemi pare asnje reagim nga kreu i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruci apo dhe kolege te tjere tuaj, me perjashtim te Arben Malajt. Si e shpjegoni kete heshtje te kolegeve?
Une kam pasur bashkepunim te shkelqyer pjesen me te madhe te grupit parlamentar te Partise Socialiste dhe i kam respektuar dhe falenderuar per bashkepunimin. Kam zbatuar vendimet e partise ne menyren me te ndershme te mundshme, deri diten kur komunikova largimin nga PS. Eshte per te ardhur keq qe ne partine me te madhe te Opozites mungon demokracia e brendshme, mungon transparenca dhe vendimet kane mbetur ne doren e nje individi.
Keni deklaruar se do te kandidoni i vetem. Mendoni se do te kene mbeshtetjen e elektoratit te PS, sidomos pas votimit te ndryshimeve te qeverise Berisha?
Une deri ne keto momente jam duke punuar si kandidat i pavarur ne qarkun e Tiranes pavaresisht se e di qe eshte shume e veshtire, per shkak se kodi favorizon partite dhe koalicionet, por nuk ka asgje te pamundur. Eshte me mire, kur luhet me lojtare te barabarte dhe jo 30 me nje. Por me pune mund te arrihet gjithcka. Une kam besim tek votuesit se do te dine te votojne, por nuk perjashtoj asnje mundesi per t’ju bashkangjitur ndonje force politike, pasi e shoh si nje mundesi me te madhe, per te maksimalizuar voten dhe ne kete menyre do te kem mundesi, qe duke qene ne parlamentin e Shqiperise t’ju sherbej me shume qytetareve shqiptare, mbeshtetesve dhe votuesve te mi.
E shihni te mundshem nje bashkepunim me Ramen ne te ardhmen?
Une jam detyruar te largohem per shkak te Rames nga Partia Socialiste. Per mua nuk ka qene vendim i lehte, por ka qene nje vendim shume i veshtire. Edhe largimi im ka ardhur per shkak te veprimeve te tij.
Muajt e fundit eshte diskutuar mjaft ceshtja per ceshtjen e miratimit te tre ligjeve. Sot qe jeni larg nga qendrimet zyrtare te PS, mund te na thoni se cila ishte arseja reale qe Rama ndalonte deputetet ti votojne?
Personalisht kam deklaruar qe lideret nuk duhet te qendrojne ne pozicione nga ku tregojne vetem, se sfidojme kundershtarin kur nga sfidimi demtojne veten e tyre. Por liderit te PS i mungon vizioni, dhe mendon se duke mos votuar tre ligjet, fiton me shume. Por ne fakt duke mos i votuar tre ligjet ka humbur me shume. Une e kam deklaruar se tre ligjet duhet te votohen dhe vazhdoj te mbaj te njejtin qendrim.
Ju jeni nje nga perfaqesuesit e PS qe moren pjese ne hartimin e programit per Rilindjen. Pas koalicionit me LSI ka shume debate ne lidhje me realizimin e tij. A mendoni se PS me LSI eshte ne gjendje te zbatoj programin, gjithmone nese vijne ne pushtet?
Nuk e di se si do te koordinojne PS me LSI, ku ne programet e tyre kane qendrime te kunderta, kur behet fjale per taksen progresive dhe taksen e sheshte.
Por problemi qendron, jo tek hartimi i programit dhe se sa bukur e shkruajne dhe e prezantojne ne publik, por se sa te mundur do ta kene per ta zbatuar ate. Une jam shume skeptik ne realizimin e ketij programi, sidomos pas koalicionit. Me kete koalicion u pa qarte se lideri i PS nuk mendon per zbatimin e programit por se si te arrije qe te behet Kryeminister.
Cili eshte qendrimi juaj per konfliktin me te fundit mes PD dhe LSI per anetarin e KQZ? Kush nga palet ka te drejte dhe ne favor te kujt do te jete vota juaj te henen per kete ceshtje ne Kuvend?
Une mendoj se ne kod eshte e percaktuar qarte se si zgjidhen anetaret e KQZ-se, sa i takojne mazhorances parlamentare dhe sa opozites parlamentare si dhe partive te dyta te koaalicionit te te dyja kraheve. Gjithashtu jane te percaktuar rastet kur shkarkohet anetari i KQZ-se. Po qe se do ishim ne nje vend te BE-se, ku individet qe zgjidhen ne keto poste do te zbatonin ligjin, nuk do te ishte e nevojshme zevendesimi i anetareve te KQZ. Por fakti qe jemi ne Shqiperi, ku akoma nuk kemi nje demokraci te konsoliduar dhe anetaret e KQZ-se jane te varur nga partite dhe marrin urdhra prej tyre, atehere duhen bere ndryshime dhe ruajtur balancat. Ne kod mendoj se ka vakum ligjor, pasi nuk jane parashikuar nga hartuesit rastet e tilla sic eshte rasti I LSI e cila nga nje parti e koalicionit qeverises kalon ne koalicionin e opozites. Kjo prish balancat ne KQV dhe KZAZ, pasi aktualisht opozites i takojne 5 nga 7 anetaret. Ky raport eventualisht te jep mundesi per te qene bllokuese ne marrjen e vendimeve. Kodi e ka percaktuar qarte dhe une mendoj dhe jam i bindur se duhet zevendesuar anetari i KQZ, pasi ne kete menyre do te ruhen balancat.