E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi ne KQZ, PD-PS, sot prove votash ne Kuvend Rozeta Rapushi

Debate te nxehta pritet te pershkojne sot te gjithe seancen plenare, pasi nje nga pikat e rendit te dites eshte edhe votimi per lirimin e anetarit te KQZ-se, Ilirian Muho, pas largimit te LSI-se nga koalicioni qeverises dhe emerimi i nje anetari te ri nga mazhoranca ne kete post. Votimi per rikonfigurimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, konsiderohet per rrjedhoje si nje prove force e votave te Partise Demokratike ne qeverisje dhe asaj Socialiste ne Kuvend. Pas miratimit te ndryshimeve qeverisese, tashme maxhoranca do te kaloje nje tjeter prove, ate te rikonfigurimit te KQZ-se, ku dihet tashme se nuk ka me ne krah ish aleatet e LSI-se. Ne nje perllogaritje te votave, pritet qe kyce te jene votat e tre ish deputeteve socialiste, Asllan Dogjani, Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli, qe ne votimin e fundit per ndryshimet qeverisese votuan pro mazhorances. Dogjani u shpreh pak dite me pare ne favor te ndryshimit te perberjes se KQZ-se pas largimit te LSI-se, duke mbeshtetur argumentin e mazhorances per balancim te ketij institucioni. Ndaj pritet qe votat e tre te pakenaqurve nga PS, te jete ne te njejten linje me maxhorancen. Nderkohe qe aleatet qeverises si PR apo PDIU kane konfirmuar tashme votat e tyre pro ndryshimeve ne KQZ, qe vijne si rrjedhoje e largimit te LSI-se nga koalicioni. Vete kreu i LSI-se, Ilir Meta, duke folur ne lidhje me kete ceshtje pak dite me pare, e quajti sjellje diversantesh kerkesen e Partise Demokratike per ndryshimin e anetarit ne KQZ. “Kemi nje sjellje prej diversantesh, jo prej ligjvenesish, jo prej politikanesh, jo prej njerezish te pergjegjshem, ky eshte shqetesimi. Te tjerat do te zgjidhen patjeter me 23 qershor”, - u shpreh Meta. Per rrjedhoje mbetet per tu pritur qendrimi i tij ne seancen e sotme plenare ku do te votohet per kete ceshtje. Kandidatet zevendesues per postin e Ilirian Muhos ne KQZ, jane ish anetari i KQZ-se, Klement Zguri si dhe Kastriot Cobaj. Ligji e percakton qe per votimin e nje anetari te KQZ-se kerkohet vetem shumica e deputeteve te pranishem, jo 84 vota. Mazhoranca arriti te siguroje 72 vota nje jave me pare ne dekretimin e ministrave te rinj, dhe kreu i saj Sali Berisha duket se bazohet pikerisht ne llogarite e votimit te kaluar kur ndermori kete nisem. Ishte PD ajo qe kerkoi ndryshimin e perberjes se KQZ-se me largimin e LSI-se nga koalicioni qeverises. Vendimi u morr pas largimit te LSI-se nga koalicioni qeverises, me argumentin e ndryshimit te balancave te ketij komisioni, te percaktuara sipas kryeministrit Sali Berisha vite me pare me marreveshje politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›