Gjendet në Tiranë makina GatuzosMë parë edhe makina e yllit anglez, Dejvid Bekam, u kap gjatë kalimit të kufirit mes Shqipërisë e Maqedonisë.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - E bujshme. Gjendet në Tiranë, makina e futbollistit të Milanit, Xhenaro Gatuzo. Makina tip “Range Rover”, me targa CË542YG, e grabitur në Milano më 2 tetor të 2006-ës, është kapur në Tiranë. Poseduesi i mjetit i kishte vënë targat e reja TR 0056 P, dhe e ka përdorur për më shumë se dy vjet në Shqipëri. Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat italiane. Gatuzo ishte me Milanin në Tiranën gjatë miqësores me Shqipërinë B, maj 2009, dhe ndoshta me ndonjë cep syri ylli italian e ka parë makinën e tij. Më parë edhe makina e yllit anglez, Dejvid Bekam, u kap gjatë kalimit të kufirit mes Shqipërisë e Maqedonisë.
Numri i klikimeve - 407
E Merkure, 11 Nentor 2009