Gjendet në Tiranë15 vjecarja e humburnë Fier
TIRANE- Gjendet në Tiranë 15-vjecarja nga Fieri e larguar nga shtëpia një ditë më parë. Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës, sipas së cilës vajza është gjetur shëndoshë e mirë dhe pa shenja dhune.
Ndërkohë, 15-vjecarja Franceska Merkaj është mbajtur në Drejtorinë e Policisë në kryeqytet për tu marrë në pyetje në prani edhe të psikologëve. Ende nuk bëhet i ditur vendi ku është gjetur adoleshentja, por mësohet se ka qenë policia e Fierit ajo që ka rënë në gjurmët e saj përmes një numri kontakti.
Franceska Merkaj u largua pasditen e djeshme nga banesa në lagjen Mbrostar në Fier, pas një konflikti me kushërinjtë e saj më të vegjël.
15 vjecarja dhe familja e saj jetojnë në Breshia të Italisë, por ishin kthyer në Shqipëri për pushimet verore.
(e.n/News24/BalkanWeb)