E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ekzekutohetpronari i nje hoteli

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Cërrikut në Elbasan. Pronari i hotelit Aleksandria, 39 vjecari Saimir Binjaku është ekzekutuar më armë zjarri në afërsi të pronës së tij.

Efektivë të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa është bërë i mundur identifikimi i autorëve.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një grindje të cashtit mes pronarit të hotelit “Aleksandria”dhe autorit , që sipas policisë nuk ka qenë i vetëm.
Ndërkohë vazhdojnë aksionet për kërkimin dhe kapjen e tyre.

Sipas policisë, viktima njihej si person me precedentë penale ndërsa vite më parë edhe vëllai i tij ka mbetur i vdekur në një sulm me armë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›