Parlament, deputetet miratojne te henen qeverinë e re
Këto ditë kanë qenë shumë të ngarkuara për kryeministrin Sali Berisha, i cili është ende duke përpunuar programin e qeverisë së re, i cili do të paraqitet prej tij në seancën e pasdites në Kuvend ditën e hënë
TIRANE-Parlamenti pritet të miratojë ditën e hënë kabinetin e ri qeveritar që do të drejtohet nga Sali Berisha. Këto ditë kanë qenë shumë të ngarkuara për kryeministrin Sali Berisha, i cili është ende duke përpunuar programin e qeverisë së re, i cili do të paraqitet prej tij në seancën e pasdites në Kuvend ditën e hënë. Këtë herë ky program nuk duhet të përfshijë vetëm prioritetet e PD-së si parti kryesore, por edhe të LSI-së, partia e majtë e drejtuar nga Ilir Meta, me të cilën Berisha zgjodhi të bëjë këtë kabinet, pas mosarritjes së fitores absolute në zgjedhjet e 28 qershorit. Pas shumë ditësh negociata me Ilir Metën, Berishës i është dashur që të përfshijë në dokumentin e kësaj qeverie edhe kërkesat e aleatit të ardhur prej së majtës. Ndërkohë edhe në seancën e së hënës, pritet që PS-ja, si e vetmja opozitë të mos marrë pjesë. Por në bazë të rregullores, miratimi i programit politik dhe i përbërjes së Këshillit të Ministrave do të bëhet me shumicën e thjeshtë të votave, që do të thotë se votat e deputetëve të PD-së dhe LSI-së, si dhe dy deputetëve të PR-së e PDI-së, janë më se të mjaftueshme për ta kaluar dhe për ta vënë në funksion kabinetin e ri, edhe sikur Vangjel Dule të mos e japë votën e tij pro. Sali Berisha do të jetë kryeministri, ndërsa Ilir Meta do të jetë zv/kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. Në kabinetin e ri “Berisha 2”, përveç emrave nga PD-ja janë përfshirë në poste edhe Dritan Prifti e Petrit Vasili nga LSI-ja, përkatësisht në postet e ministrit të Ekonomisë dhe atij të Shëndetësisë. Fatmir Mediut, këtë herë Berisha i dha postin e ministrit të Mjedisit. Në qeveri kanë ruajtur pozicionet e tyre Majlinda Bregu, Sokol Olldashi dhe Ridvan Bode.
(d.b/GSH/BalkanWeb)