Reforma Zgjedhore, zbardhet pakti: PD merr kreun e KQZ, PS fiton hapjen e kutive

Komisioni i Reformës Zgjedhore
PD e PS arrijnë marrëveshjen për reformën zgjedhore, kreu i KQZ zgjidhet nga 4 kandidatë të PD. Kutitë do hapen pa votim.
Konkurs nga Komisioni i Ligjeve, votohet me 71 vota.
Partia Demokratike pritet ta drejtojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe në zgjedhjet e vitit 2013. Komisioni i Reformës Zgjedhore përfundoi dje paketën e amendamenteve të Kodit Zgjedhor, ku pika më e rëndësishme që i mbante larg palët nga njëra-tjetra ishte ajo e përbërjes së institucionit që do të organizojë zgjedhjet. Komunikimet e vazhdueshme të ekspertëve të të dyja palëve deri në orën 02:00 të ditës së mërkurë kanë dhënë frytet e tyre, gjë që bëri që mbledhja e djeshme të ishte vetëm një formalitet sa i takon miratimit të amendamenteve.
Kryetari i KQZ
Ekspertët kanë parashikuar dy variante për zgjedhjen e kryetarit të KQZ-së. Çdo qytetar mbi 35 vjeç dhe që ka të paktën 10 vjet përvojë pune në fushën e drejtësisë, administratën publike dhe administrimin e zgjedhjeve, mund të depozitojë në Komisionin e Ligjeve kërkesën për të kandiduar për kryetar. Në fillim të shtatorit pritet që Ligjet të hapin procedurat e shqyrtimit të kandidaturave. Varianti i parë është që Komisioni i Ligjeve me 25 anëtarë të zgjedhë në mënyrë konsensuale (të paktën 17 anëtarë) dy kandidatë, të cilët i dërgohen seancës ku do të votohet njëri prej tyre. Varianti i dytë është ai sipas të cilit, secili nga deputetët e Komisionit përzgjedh katër emra. Nëse shumicën e cilësuar (17 vota) nuk e kanë marrë të paktën dy kandidatë, Komisioni përzgjedh katër emrat që kanë marrë numrin më të madh të votave. Sipas të gjitha gjasave, katër emrat që do të zgjedhë PD-ja do të kenë 13 vota, ndërsa katër emrat që do të zgjedhë PS-ja do të kenë 12 vota, aq sa është numri i deputetëve të dy partive në Parlament. Nëse shumicën e cilësuar sipas germës a nuk e gëzojnë së paku dy kandidatë, Komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të Komisionit pas zbatimit të germës a, thuhet në germën b të nenit 15 të Kodit Zgjedhor. Kjo dispozitë bën që në Komision të ngelen përfundimisht katër emrat e zgjedhur nga PD-ja, nga të cilët PS-ja do të heqë dy prej tyre. Në fund, kryetari i ri i KQZ-së zgjidhet me 71 vota. Në nenin 13 të Kodit thuhet se anëtarët e KQZ-së do të kenë një mandat 6-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje, ndërsa kryetari do ta ketë mandatin 4 vjet me të drejtë rizgjedhjeje.
Emërimet Në KZAZ
Anëtarët e KZAZ-ve që do të emërohen nga KQZ në rastet kur partitë nuk i çojnë komisionerët, do të qëndrojnë në detyrë deri në momentin që forcat politike do të bëjnë propozimet. Anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike sipas këtij neni. Zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, zëvendësimi kryhet jo më vonë 5 ditë përpara zgjedhjeve. Procedurat për seleksionimin dhe trajnimin e personave që mund të emërohen kryesisht përcaktohen nga KQZ me udhëzim të veçantë, thuhet në Kod.
Ripërtëritja e KQZ-së së re
Me qëllim përtëritjen pjesore të KQZ-së, dy nga anëtarët e zgjedhur sipas pikës 1 të nenit 14 dhe nenit 181 të këtij Kodi e ushtrojnë mandatin e parë për 3 vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Një anëtar, të cilit i ndërpritet mandati përpara kohe, përcaktohet me short mes tre anëtarëve të propozuar nga shumica parlamentare dhe anëtari tjetër mes tre anëtarëve të propozuar nga opozita parlamentare, sipas pikës 1 të nenit 14 të këtij Kodi. KQZ zhvillon hedhjen e shortit në seancë publike jo më vonë se 10 ditë nga mbledhja e parë, thuhet në Kodin e ndryshuar.
Kodi Zgjedhor
Neni 13
Mandati dhe koha e punës e anëtarëve të KQZ-së
1. Anëtari i KQZ-së ka mandat 6-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Kryetari i KQZ-zë ka mandat 4-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.Neni 15
Zgjedhja e kryetarit të KQZ-së
1. Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht kryetar i KQZ-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, sipas nenit 14 të këtij Kodi.
2. Jo më vonë se 30 ditë nga afati i përcaktuar në nenin 19 të Kodit, Kuvendi Shqipërisë publikon shpalljen për vendin vakant të kryetarit të KQZ-së. Çdo shtetas që plotëson kushtet e nenit 12 të këtij Kodi mund të paraqitet si kandidat për kryetar të KQZ-së. Kërkesa paraqitet e shoqëruar me dokumentacionin përkatës që provon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtar të KQZ-së.
3. Lista e kandidatëve i kalon komisionit të Kuvendit që mbulon çështjet ligjore, për të verifikuar përmbushjen e kritereve. Në këtë listë nuk mund të përfshihen, ose nëse janë përfshirë përjashtohen, kandidatët e propozuar sipas shkronjës a të pikës 1 të nenit 14 të këtij Kodi. Komisioni i shqyrton kandidaturat në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Pas verifikimit të kritereve zbatohet procedura si më poshtë:
a) Komisioni përzgjedh për tiu paraqitur për votim Kuvendit dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe të anëtarëve të Komisionit, por jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij. Kur shumicën e cilësuar e gëzojnë më shumë se dy kandidatë, në votim paraqiten dy kandidatet që gëzojnë mbështetjen më të madhe. Çdo anëtar i Komisionit mund të mbështesë deri në katër kandidatë;
b) nëse shumicën e cilësuar sipas germës a nuk e gëzojnë së paku dy kandidatë, Komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të Komisionit pas zbatimit të germës a;
c) kur gjatë zbatimit të germave a dhe b dy apo më shumë kandidatë gëzojnë të njëjtën mbështetje, përzgjedhja e tyre bëhet me short;
ç) përfaqësuesit e pakicës parlamentare në Komision përjashtojnë dy nga kandidatët e përzgjedhur sipas germës b. Kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvendit për votim;
d) Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
PS fiton hapjen e kutive të materialeve zgjedhore
Socialistët kanë garantuar me përcaktim ligjor transparencën
Pranohet pa votim dhe debat kërkesa e dy anëtarëve të KQZ
Kodi i ri Zgjedhor duket se zgjidh përfundimisht debatin e vitit 2009 për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore me kërkesë të dy anë-tarëve të KQZ-së.
Për socialistët, një përcaktim i tillë i shkruar në nenin 136 të këtij Kodi, e detyron KQZ-në që sa herë dy anëtarë të saj kërkojnë provat që gjenden brenda kutive të materialeve zgjedhore, ta pranojë menjëherë këtë kërkesë pa debat dhe pa e hedhur në votim. Tashmë, në Kodin e ri, palët e kanë të sanksionuar këtë çështje, ndryshe nga Kodi aktual, kur KQZ u përfshi në debate lidhur me votat e cilësuara dhe votat e kontestuara. Shumica në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve hodhi poshtë kërkesën e dy anëtarëve të saj për hapjen e kutive, duke bërë interpretimin se çfarë do të quhet votë e cilësuar dhe votë e kontestuar, duke mos e pranuar asnjëherë kërkesën e tyre. Kërkesa për marrjen e provave sipas germës c të pikës 1 të këtij neni, kur mbështetet nga dy anëtarë të KQZ-së dhe kur këto prova administrohen vetë