E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Specialëve të Gardës: Spati urdhër për të qëlluar me armë

Agron Malaj, komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës

Protestuesit thanë: Do ju djegim, do ju vrasim

Malaj: Goditëm pasi u hap porta, Njësia Nr. 2 u tërhoq nga goditjet e demonstruesve.

Agron Malaj, komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, tha dje në Gjykatën e Tiranës se më 21 janar 2011 nuk ishte dhënë ndonjë urdhër për tu qëlluar me armë. I thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor në ngarkim të ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, gardistit Agim Llupo dhe shoferit të Prendit, Margarit Kume, Malaj tha se armët ishin përdorur pa urdhër, por në zbatim të ligjit. Malaj zbardhi në mënyrë të detajuar para trupit gjykues momentet që nga njohja e vartësve të tij me planin e masave e deri në çastet e vështira përballë turmës së egërsuar. Sipas dëshmitarit, efektivët e Gardës qëlluan me armë më 21 janar 2011 në ajër pasi u bënë thirrje me megafon protestuesve të largoheshin nga rrethimi i Kryeministrisë. Në nisje të hetimeve për 21 janarin, dëshmitari Malaj u arrestua si i dyshuar i Prokurorisë. Ai u lirua pak kohë më pas, kur u provua që nga arma e tij nuk ishte qëlluar.

DESHMIA
Prokuroria: Cila ishte detyra juaj në Gardën e Republikës? Çudhëzime kishit marrë ditën e ngjarjes? Na tregoni gjithë aktivitetin tuaj në lidhje me 21 janarin.
Malaj: Detyra ime është komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës. Më 20 janar mora urdhër nga komandanti i Njësisë Speciale për protestën. Mora planin e masave nga Alfred Ahmetcenaj. Mora dijeni mbi planin e vendosjes së efektivëve të mi për 21 janarin. Me marrjen e urdhrit kam rreshtuar efektivët. Kam bërë njohjen e detyrës përciptazi. Më pas shkova në zyrë dhe bëra planin e vendosjes sipas idesë së komandës eprore. Mora masa nga kompletimi me armatim, uniformë dhe mjete speciale që më duheshin. Bëra ndarjen e grupit. Bëra dhe planin e masave për efektivin tim.
Gjykata: Sa veta kishe në grup?
Malaj: Unë kisha gjashtë veta. Më 21 janar, në mëngjes, bëra dhe instruktazhin për detyrën, vendqëndrimin dhe misionin që ishte caktuar. Deri në 11:00 u bë njohja e efektivit me gjithçka. Në 11:45 u vendosëm te parkingu i Ministrisë së Financave.
Efektivin e ndava në dy grupe. Spartak Zija dhe Meleq Zajmin i vendosa nga ana e Rognerit, ndërsa unë, Gazmend Ahmetcenaj, Mark Nikollin dhe Sadik Çelën ishim vendosur nga ana e Piramidës. Te vendqëndrimi i parë kemi ndenjur 2-2.5 orë. Rreth orës 14:30 mora urdhër nga komandanti i Njësisë, Alfred Ahmetcenaj, për vendosjen e efektivit sipas planit të masave. U vendosëm. Kur u afruam, u përballëm me një turmë shumë agresive. Vendosja ishte shumë e vështirë, pasi qëllohej me gurë, drurë, molotovë. Ruajtëm atë pozicion për 45 minuta nën presion. Pas 45 minutash turma u bë edhe më agresive. U sulmua vendroja. U hap porta nga protestuesit. Roja u tërhoq. U tërhoqën edhe efektivët e Njësisë Nr. 2. Punë 2-3 minutash, turma u fut 20-25 metra brenda territorit rrethuar të godinës. I bëmë thirrje me megafon të largoheshin nga zona e gardhit.
Gjykata: Sa veta ishin?
Malaj: Ishin deri 100 veta. Pas këtyre thirrjeve u hap zjarr në ajër, që turma të mos afrohej më shumë drejt objektit. Unë nuk hapa dot zjarr, pasi mu bllokua arma. Turma avancoi. Dhashë urdhër që efektivët të dilnin nga pozicioni. Urdhri u dha pasi turma nuk po ndalonte. U bë një bllokadë aty dhe turma u ndal. Gjatë kohës u bëmë thirrje: Dilni se jeni në zonë të rrezikshme!.
Turma ishte shumë e acaruar. Nuk na dëgjonin thirrjet, por veç godisnin. Për rreth 15 minuta ne kemi bërë 2 metra para, dy metra pas. Protestuesit ishin futur 20 metra në brendësi, referuar cepit të godinës së Kryeministrisë. Më pas erdhi një seksion tjetër i Gardës, që ishin të pajisur me mjete policore, skafandra, shkopinj gome dhe mburoja. Këta i nxorën jashtë protestuesit. Kur u nxor turma jashtë, u ndërmor një sulm i dytë. Ishte një makinë tip Benz që lëvizi drejt portës. Mjeti ndaloi te pedana. Mjeti u shoqërua nga një turmë njerëzisht, që prapë gjuanin me gurë. Bëmë një gardh me efektivë te benzi, por u tërhoqëm pak më pas, pasi patëm disa plagosje. Aty bëmë një sulm të dytë ndaj protestuesve. I nxorëm jashtë portës. Nxorëm dhe makinën dhe mbyllëm portën.
Prokuroria: Si u vendosët?
Malaj: Fillimisht kemi qenë në kolonë për një te traseja e Kryeministrisë. Mark Nikollin në fillim e kam lënë te pisha. Vetëm 5 minuta. Vendosja bëhej në varësi të sulmit. Nuk mund të bëja vendosje sipas planit, pasi sulmi ishte shumë i fortë. Ndërkohë, përpara, te gardhi rrethues ishin efektivët e Njësisë Nr. 2.
Prokuroria: Kur duhet të ndërhynte njësia juaj sipas planit?
Malaj: Sipas planit të masave, ne do të ndërhynim kur të tërhiqej Njësia Nr. 2 dhe ashtu ndodhi.
Prokuroria: Me çmjete do të ndërhynit?
Malaj: Ne ishim grup mbështetës. Ishim pa mbrojtje policore. Kishim veç skafandër, antiplumb, armatim personal MP3A3 dhe pistoleta Berret 9 mm.
Prokuroria: Meqë nuk kishte mjete, si do të ndërhyhej?
Malaj: Do të ndërhyhej ashtu siç e bëmë. Me mjetet që kishim në dispozicion.
Prokuroria: Si do të bëhej?
Malaj: Në momentin që turma do të acarohej, do të hapej porta, ne do të hapnim zjarr në ajër, përveç thirrjeve.
Prokuroria: Kjo situatë do të ndodhte edhe nëse turma do të përparonte?
Malaj: Ne nuk do të lëviznim. Do të zbatonim ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit për Gardën e Republikës.
Prokuroria: Në instruktazh çbëtë?
Malaj: U shpjegua plani i masave, pozicioni, ligji për përdorimin e armëve të zjarrit dhe misioni. Pas njohjes me misionin, u njohëm me ligjin e përdorimit të armëve të zjarrit dhe nenin 25 të ligjit për Gardën e Republikës.
Prokuroria: Çparashikon ligji? Kur dhe si përdoren armët?
Malaj: Neni 25 i ligjit për Gardën parashikon që efektivi i Gardës hap zjarr kur sulmohen personalitete të larta shtetërore, objektet e rëndësisë së veçantë dhe roja apo vendroja i këtyre objekteve. Mënyra e hapjes së zjarrit ka disa masa: paralajmërim me gojë, zjarr në ajër dhe zjarr në brez e poshtë.
Prokuroria: Me çfarë lidheshit atë ditë me efektivin?
Malaj: Me radio. Unë me efektivin tim kam komunikuar me zë, pasi i kisha nga një metër larg. Me eprorët në radio.
Prokuroria: Cili epror ishte i pranishëm?
Malaj: Ishte komandanti im, Alfred Ahmetcenaj.
Prokuroria: Cili ishte pozicionimi juaj në raport me efektivët?
Malaj: Kam qenë në mes të efektivit tim. Kam pasur Mark Nikollin, Sadik Çelën dhe Gazmend Ahmetcenajn.
Prokuroria: Nga efektivi juaj është qëlluar me armë?
Malaj: Po, është qëlluar me armë në ajër kur u hap porta.
Prokurori: Dha njeri urdhër për të qëlluar?
Malaj: Nuk dha njeri urdhër.
Gjykata: Pati urdhër?
Malaj: Jo, zbatuam vetë.
Prokuroria: Kishin mjete të rrezikshme protestuesit?
Malaj: Po. Kishin shishe me lëndë djegëse, gurë, shkopinj.
Prokuroria: U dëmtua njeri nga ju?
Malaj: U dëmtova unë në këmbë,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›