E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, digjet masivi me pisha, asnjë zjarrëfikëse në vendngjarje

Një zjarr në përmasa madhore ka përfshirë një hapësirë të madhe pylli. Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi, ku ka marrë flakë masivi i pishave halore në malin Gramëz, në afërsi të malit të Korabit. Ndonëse zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit, ku deri tani raportohet të jenë djegur rreth 20 hektare pyje, ende në vendngjarje nuk ka mbërritur asnjë zjarrëfikëse. Sipas burimeve të Ora News, rreth hapësirës së djegur nuk ka banesa, por jo shumë larg prej tij gjendet fshati Vranjt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›