E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, kushti vendimtar i BE për integrimin e Serbisë

13-11-2012 / Gazeta 55

Bashkimi Evropian ka përcaktuar tre kushte për Serbinë, në rrugën e saj drejt marrjes së datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

E para ka të bëjë me bisedimet me Prishtinën, ndërsa dy të tjerat kanë të bëjnë me çështjet e brendshme të Serbisë, ai ajo për buxhetin dhe lirinë e mediave dhe të institucioneve të pavarura. Këto bëhen të ditura në një shkrim të gazetës serbe, Danas.

Gazeta duke cituar burimet e saj, thotë se çështja e Kosovës është prioritet për BE-në.

Në këtë kuadër thuhet se takimi i parë i kryeminstrit serb, Ivica Daçiç me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë “shumë pozitiv” dhe tani priten rezultatet e para.

Në rezultate, siç shkruan gazeta, nënkuptohet, zbatimi i marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) dhe shpërbërja e stukturave paralele serbe në veriun e Kosovës, në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë.

Në muajin dhejtor është parashikuar një takim tjetër mes dy kryeministrave nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Deri më tani, Thaçi dhe Daçiç janë takuar dy herë. Takimi i javës së kaluar është vlerësuar të ketë qenë konstruktiv.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›