Gjendet nje kufome ne Lezhe
Një person është gjetur i pajetë në një zonë pranë fshatit Barbullonjë e Re në Lezhë. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se viktima mund të jetë një bari i zonës, ndërsa trupi është gjetur nga kalimtarë të rastit. Policia ka mundur të identifikojë trupin e pajetë të 40 vjeçarit, Martin Përgjoni ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri. Lidhur me këtë rast uniformat blu dyshojnë se 40 vjeçari mund të jetë vetëvrarë ndërsa po hetojnë për shkaqet e plota të ngjarjes.