Stefanovic: Serbia heq dorë nga zgjedhjet në Kosovë
BEOGRAD- Shefi i delegacionit serb në dialogun Prishtinë - Beograd, Borisllav Stefanovic konfirmon se qeveria serbe heq dorë nga mbajtja e zgjedhjeve në kosvë.
Qeveria serbe ende nuk ka marrë vendim zyrtar për heqje dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, ndërkohë Stefanovic për herë të parë ka pranuar se Serbia do të respektojë qëndrimin e UNMIK-ut që Rezoluta 1244 nuk e lejon një gjë të tillë.
“UNMIK-u është mbikëqyrësi i vetëm politik i Rezolutës 1244. Ky mision nuk është më aq i rëndësishëm, por ata janë të vetmit që e mbikëqyrin atë. Ne i pyetëm ata (UNMIK-un) për zgjedhjet dhe ata na thanë se nuk mund të lejojnë zgjedhje lokale në Kosovë dhe ne e respektojmë atë përgjigje”,,- ka thënë Stefanovic për “Zërin” në zyrën e tij në Beograd.
Qeveria e Serbisë, megjithatë, nuk ka pranuar se kjo nënkupton vendim final të shtetit të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë., ndërkohë Beogradi jozyrtarisht pranon se nuk ekziston asnjë formulë tjetër që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal në territorin e Kosovës.
(el.me/BalkaWeb)