E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelët e Gardës, procesi që dëshmon degradimin e Drejtësisë

Tiranë- Nuk është gjyqi lajmi në këtë investigim të gazetës IDEA. Por është procesverbali që ne po publikojmë dhe që tregon se si është degraduar sistemi i drejtësisë, kur në tre vjet, dhe në 56 seanaca gjyqësore, arrihen të zhvillohen vetëm 5.

Qe prej 8 Shtatorit 2009, datë në të cilën prokuroria e kryeqytetit dorëzoi dosjen në gjykatë me të pandehur ish komandantin e Gardës së Republikëës gjatë vitit 1997, gjeneral Xhahit Xhaferrin dhe ish shefin e repartit 711 Arjan Cenga, nën akuzë për rebelim, dezertim, shpërdorim armatimi dhe shpërdorim detyre, gjykata penale e Tiranës ka kryer 56 seanca gjyqesore, prej të cilave është arritur që të zhvillohen vetëm pesë.

Të gjitha të tjerat kanë qenë vetëm një hapje seance, apel palësh që ka zgjatur vetëm 10 deri në 15 minuta dhe njoftimi se gjyqi shtyhet për në një datë tjetër. Nga investigimi i kryer nga gazeta IDEA, sipas kalendarit të këtij procesi gjyqësor, rezulton se ky proces shënon një nga rekordet më të mëdha të proceseve të shtyra në gjyqësorin shqiptar, duke qenë se dy ish ushtarakët janë dënuar më herët nga gjykatat, por ishte Gjykata e Lartë që e prishi këtë vendim.

Ngjarjet për të cilët ish shefi i gardës është nën akuzë së bashku me ish shefin e repartit 711, ka lidhje me trazirat e vitit 1997, kohë në të cilën ish shefi i gardës së bashku me Arjan Cengën dyshohet të kenë dërguar autoblindat në drejtim të spitalit ushtarak në kohën që aty ndodheshin të shtruar pesë gardistë të sapo sjellë nga masakra e Cërrikut. Por Gjykata e Tiranës ka dështuar të dëgjojë shumicën e dëshmitarëve të cilët edhe pse janë kërkuar të sillen forcërisht, nuk po gjenden.

Ndërkohë që në këtë proces nuk është gjendur as ish ministri i brendshëm Belul Celo, i cili është thirrur tre herë dhe që është rikërkuar për tu dëgjuar në gjykatë për në datën e caktuar në kalendar më 13 prill. Gazeta investigoi kalendarin se çfarë ka ndodhur gjatë këtij gjykimi dhe po ju paraqesim të plotë procesverbalet për secilën seancë, ku rezulton se nuk kanë qenë vetëm dëshmitarët shkaku i shtyrjeve të gjyqit, por edhe prokurori, gjyqtarët për raste festash dhe seminaresh si dhe avokatët që në këtë gjykim janë të caktuar kryesisht nga shteti pasi të dy të pandehurit po gjykohen në mungesë.

Kjo është kronologjia e plotë dhe procesverbalet e mbajtura për gjyqin seancë pas seance.

Kronologjia e procesit penal

Datë 22 tetor 2009– Shtyhet seanca për në datën 05.11.2009, ora 14:00 për tu njoftuar të pandehurit nëpërmjet Kom.Pol. Tirane, më 22,10.2009, ora 11:10.

Datë 5 nëntor 2009-  Shtyhet seanca për në datën 20.11.2009, ora 9:30 për tu saktësuar adresa e të pandehurit Arjan Cenga. Tirane, më 05,11.2009, ora 14:10.

Datë 20 nëntor 2009 -  Shtyhet seanca për në datën 09.12.2009, ora 12;30 për tu njoftuar të pandehurit. Tiranë, më 20.11.2009, ora 9:40.

Datë 9 dhjetor 2009-  Shtyhet seanca, nuk u paraqitën të pandehurit dhe Avokati Hysni Beti. Filloi në orën  12.30 dhe mbaroi në orën 12.38.

Datë 23 dhjetor 2009-  Shtyhet për të marrë njoftim i pandehuri Arjan Cenga. Filloi në orën  10.20 dhe mbaroi në orën  10.40.

Datë 4 janar 2010   Shtyhet për tu njoftuar Avokatët Donada Selmani. Filloi në ora 14.00 dhe mbaroi në orën  14.20.

Datë 20 janar 2010-  Shtyhet për tu njoftuar të pandehurit. Filloi në orën 14.00 dhe mbaroi në ora 14.10

Datë 18 shkurt 2010- Shtyhet me kërkesë të avokates . Filloi në ora 11.30 dhe mbaroi në ora 11.45.

Datë 4 mars 2010- Mbrojtja kërkoi të njihet me dosjen pasi është voluminoze.  Filloi në orën  14.00 dhe mbaroi në  orën  14.10.

Datë 18 mars 2010 Shtyhet për mungesën e avokatëve.  Seanca filloi në orën 11;15 pasi u prit Av. Shtyhet seanca për në datën 01.04.2010, ora 10:30 për tu njoftuar i pandehuri  Arjan Cenga.

Datë 1 prill 2010-  Shtyhet për mosparaqitje të të pandehurit.  Shtyhet seanca për në datën 15.04.2010. ora 13;30 për tu njoftuar i pandehuri Arjan Cenga. Tiranë, më 01.04.2010, ora 10:35.

Datë 15 prill 2010 -  Shtyhet seanca për në datën  04.05.2010 ora 12;00 për tu njoftuar i pandehuri Arjan Cenga. Tiranë, më 15.04.2010, ora 13:10.

Datë 4 maj 2010- Asnjë e dhënë se cfarë ka ndodhur me seancën????

Datë 18 qershor 2010-  Shtyhet për shkak të mos paraqitjes së prokurorit dhe avokatëve. Vendosi: -Te shtyjë seancën gjyqësore për në dt.06.07.2010 ora 13.00. -Të njoftohen të pandehurit Xhahit Xhaferri dhe Arjan Cenga nëpërmjet Komisariatit të Policisë numër 3 Tiranë, av.Hysni Beti dhe Prokurori Apostol Prifti. -Avokati prezent mori dijeni. -Mbyllet seanca dt.18.06.2010, ora 10.40

Datë 6 korrik 2010-  Shtyhet për shkak të mosparaqitjes të të pandehurve dhe avokatëve. Vendosi: Te shtyjë seancën gjyqësore për të njoftuar dhe njëherë të pandehurit nëpërmjet Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, ndërsa avokatet jo pasi janë njoftuar për seancat e mëparshme dhe nuk kanë qenë prezent, dhe nuk kane akt-përfaqësimi. Prokurori prezent mori dijeni. Mbyllet seanca datë 06.07.2010, ora 13.10.

Datë  14 shtator 2010-  Shtyhet për ti lënë kohë avokatëve të caktuar kryesisht të njihen me dosjen.  Vendosi: Të shtyjë seancën gjyqësore për në dt 01.10.2010 ora 10.30. Të njoftohen avokatët e caktuar kryesisht.-Prokurori prezent mori dijeni. Mbyllet senanca për në datë  14.09.2010, ora 09.40.

Datë 1 tetor 2010-  Styhet për ti lënë kohë avokatit të të pandehurit Arjan Cenga të rregullojë aktin e përfaqësimit.  Filloi në orën 10.30 dhe mbaroi në 10.55.

Datë 22 tetor 2010-  Shtyhet për t’i lënë kohë avokatit të njihet me dosjen. Vendosi: Të shtyjë seancën gjyqësore për në datën  09.11.2010,.ora 11.30.

Datë 9 nëntor 2010- Shtyhet për mosparaqitje të avokatit. Vendosi: Të shtyjë seancën gjyqësore për në dt 26.11.2010 ora 09.00 për tu paraqitur avokati i të pandehurit Arjan Cenga. -Njoftimin e avokatit e merr përsiper shtetasi Bledar Musai. -Palët prezent morën dijeni. -Mbyllet seanca dt 09.11.2010 ora 11.55.

Datë 26 nëntor 2010- Shtyhet për t’u paraqitur dëshmitaret. . VENDOSI: -Të shtyjë seancën gjyqësore për në dt 13.12.2010 ora 10.30 për të njoftuar dëshmitarët Kujtim Buci, Ilir Prifti dhe Ritvan Tabaku. -Palët present morën dijeni. -Tiranë dt.26.11.2010 ora 09.20.

Datë 13 dhjetor 2010- Shtyhet për mosparaqitje të Prokurorit dhe dëshmitarëve. Vendosi: -Të shtyjë seancën gjyqësore për në dt 12.01.2011 ora 11.00. -Kjo shtyrje afatgjatë dhe për shkak të festave të fundvitit dhe mbartjeve. -Të njoftohet prokurori Apostol Prifti dhe deshmitarët nëpërmjet Drejtorisë se Policisë së Qarkut Tiranë. -Mbyllet seanca dt 13.12.2010 ora 10.37.

12 janar 2011- Shtyhet për t’u njoftuar dëshmitarët. Seanca filloi në orën 11.18 për shkak se Gjyqtarja Manjola Xhaxho ndodhej në një gjyq tjetër penal prane Gjy

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›