Siri qeveria kerkon garanci nga opozita

“I dërguari i paqes, Kofi Annan, nuk ka mundur të paraqesë ende të gjitha garancitë dhe pranimin e këtij plani prej të gjithë grupeve terroriste që veprojnë në vend”, shkruhej në deklaratë.
Plani gjashtë pikësh i Anan parashikon ndalimin e dhunës dhe tërheqjen e trupave ushatrake. Mirëpo edhe pse qeveria siriane ka pranuar të zbatojë planin e paqes, në fundjavë, dhuna mori një përshkallëzim të paprecedent, ndërsa autoritetet përpiqen t’i japin edhe një grusht të fundit rebelimit, përpara tërheqjes së tyre.Të paktën 160 persona mbetën të vrarë nga bombardimet e rënda në krahinën e Idlibit dhe Alepos, ndërsa dhjetëra viktima u regjistruan në një prej lagjeve të Hamës. Shtetet perëndimore, të kryesuara nga SHBA, kanë kërcënuar me masa të ashpra nëse plani i Annan nuk do të respektohet nga qeveria e Bashar al-Assad, por pa saktësuar se cilat do të jenë këto masa që do të përdoren. Kombet e bashkuara kanë bërë me dije se janë më shumë se 9 mijë personat të cilët kanë humbur jetën që prej fillimit të konfliktit një vit më parë, ndërsa janë mijëra personat të cilët kanë lënë vendin.