E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në fabrikën e këpucëve, humb jetën roja

Autori i Lajmit: red.
Temperaturat e ulëta kanë detyruar rojën e një fabrike këpucësh në kryeqytet të mbajë një furnelë korenti në kabinën e tij, e cila më pas është bërë shkak për t i marrë dhe jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Laprakë, kur 52-vjeçari, rojë në fabrikën e këpucëve, ka mbetur i vdekur, pasi flakët që kanë nisur nga furnela, më pas kanë përfshirë gjithë kabinën ku strehohej roja. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë të ditur dje, se Zenel Hoxha është gjetur i vdekur në kabinën e rojës, si pasojë e një rezistence që ai ka pasur ndezur për t u ngrohur gjatë natës.
Zjarri
Një zjarr ka përfshirë dje një tjetër fabrikë në kryeqytet. Flakë të fuqishme kanë rënë në orët e para të ditës në një pjesë të fabrikës së këpucëve "Filanto" në Laprakë. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se ka vdekur një punëtor i fabrikës nga asfiksia. 52-vjeçari Zenel Hoxha ishte roje në këtë fabrikë. Ai u gjet i vdekur nga forcat zjarrfikëse, teksa luftonin për shuarjen e flakëve. Nga hetimet e deritanishme, shkëndija e zjarrit ka ndodhur pikërisht në kabinën e rojës, si pasojë e një rezistence që ai ka pasur ndezur për t u ngrohur gjatë natës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se pas shuarjes së flakëve, forcat zjarrfikëse konstatuan se kishte vdekur brenda në kabinën e tij roja i ndërmarrjes. Ngjarja u njoftua nga roja tjetër, i cili kishte shkuar për të marrë turnin. Mësohet se flakët nuk janë përhapur shumë, ndaj nuk ka dëme të mëdha në fabrikën e këpucëve.
Hetimet
Nga hetimet e deritanishme, shkëndija e zjarrit ka ndodhur pikërisht në kabinën e rojës si pasojë e një rezistence që ai ka pasur ndezur për t u ngrohur gjatë natës. Drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikëse, Dilaver Laçi, tha se njoftimi është marrë rreth orës 07:20 minuta. Pas shuarjes së flakëve, forcat zjarrfikëse konstatuan se kishte vdekur brenda në kabinën e tij roja i ndërmarrjes. Ngjarja u njoftua nga roja tjetër, i cili kishte shkuar për të marrë turnin. Mësohet se flakët nuk janë përhapur shumë, ndaj nuk ka dëme të mëdha në fabrikën e këpucëve.

Ky lajm është publikuar: 24/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›