E Diel, 1 Nëntor 2026

Reumatizma, t i njohësh shkaqet, që t i largosh

Autori i Lajmit: red.
Reumatizma e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë janë barishtet. Në farmacitë bimore, ekzistojnë bimë të perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierje e bimëve që tregtohet është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis që, ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të.
Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.
Cfarë është artriti reumatik?
Ai zhvillohet kur sistemi imunitar sulmon pjesë të tjera të trupit. Sëmundja ka prekur deri tani 2 milion banorë në Amerikë dhe nuk bën dallim, kjo semundje mund të kapë çdo njeri, burrë, grua, i ri, i vjeter pa dallim race apo vendi ku jeton. Meqenëse sëmundja është sistematike ajo mund të prekë edhe pjese të tjera të trupit përveç kyçeve. Vitet e fundit janë zbuluar mjekime të reja që nuk ekzistonin më parë.
Kyçet e Prekura
Ndryshe nga osteoartriti, artriti reumatik ka tendecë të prekë disa kyçe në të njejtën kohë,psh: Nëse një bërryl është i prekur ka shumë mundësi që edhe bërryli tjetër të preket. Kjo sëmundje prek kyçet e lëvizshme si psh, gjunjët dhe bërrylat. Kyçet e lëvishme jane të rrethuara nga membrana sinoviale, qe është një mbulesë mbrojtëse që prodhon një substancë rrëshqitëse që quhet lëngu sinovial, i cili lubrifikon kyçin dhe lehtëson lëvizjen. Më shpesh kjo sëmundje prek: kyçet e dorës, bërrylat, këmbët, duart, nofullat, gjunjët, qafën, ijet dhe shpatullat. Zakonisht nuk prek fundin e kurrizit.
Simptomat
Simptomat e sëmundjes ndryshojne nga një njeri tek tjetri. Megjithatë ka disa shenja të përgjithshme të sëmundjes. Simptoma kryesore : sa më shumë që sëmundja avancon aq më tepër enjten dhe deformohen kyçet, aq me tepër kufizohet levizja dhe shtohet dhimbja

Si ta kurojmë reumatizmën

1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6- Përdorni ujë mineral
7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera për përmbajtje paracetamoli.

Ky lajm është publikuar: 24/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›