E Diel, 1 Nëntor 2026

I grabisin kartën personale të bankës, i vjedhin me dhunë lekët përmes bankomatit

Durrës, 25 korrik, NOA Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të tre personave, të cilët akuzohen për grabitjen e llogarisë bankare të një kosovari.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë Ornel Hoxha,  Edison Selimaj dhe Andi Kortesa.

Ndaj tyre, mësohet se ka bërë një kallzëim penal Elsudin Buduri, lindur dhe banues në Prizren, se këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë me dhunë kartën bankare Raiffeisen, së bashku me kodin dhe i kanë tërhequr nga llogaria e tij në bankomat shumën e parave prej 450 euro.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre personave do ti kalojnë prokurorisë së  Durrësit për veprën penale të Vjedhjes kryer në bashkpunim, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›