E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet një mjet shpërthyes në veri

Rreth orës 15:00 është gjetur një mjet shpërthyes në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën “Anke Spajic” .

Dyshohet për një granatë dore, e cila është gjetur në oborrin e një qytetari A.M, kombësia e të cilit nuk është bërë akoma e ditur.

Policia e Kosovës me t’u informuar për rastin ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Policia ka reaguar menjëherë dhe për momentin është duke pritur njesitë e specializuara të KFOR-it, për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë për Indeksonline, Zyrtari për informim në rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›