Gjykata Administrative, drafti sot në Kuvend, Braçe: PS s'do e votojë
TIRANE- Partia Socialiste nuk do të votojë në seancën e sotme plenare projektligjin “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”, miratimi i së cilit kërkon minimalisht 84 vota.
Kjo është bërë dje e ditur nga numri dy i grupit kuvendor të PS-së, Erjon Braçe, i cili në faqen e tij personale në rrjetin social “Facebook” ka pretenduar se “Jozefina Topalli gënjen! Nuk ka patur konsensus në Konferencën e Kryetareve për ligjin ‘Për Drejtësinë Administrative’. Futja në rendin e ditës së punës së Kuvendit për nesër është një provokim i ndyrë! Ne nuk jemi në Kuvend për të votuar ligjet e Berishës, thjesht arrna kur duhet një reformë thelbësore e sistemit të drejtësisë”, është shprehur Braçe.
Reagimi i tij erdhi fill pasi kryeparlamentarja Topalli, deklaroi në një konferencë të përbashkët shtypi me deputetin e Bundestagut gjerman Roderich Kiesevetter se “Në konferencën e kryetarëve me unanimitet ne kemi përcjellë në seancë kalendarin tre javor i cili përfshin disa nga ligjet që kërkojnë një numër të cilësuar votash, pra, kërkojnë edhe votën e opozitës.
Mes këtyre ligjeve është edhe ligji për Gjykatat Administrative por ka edhe shumë kode të tjera të cilat kërkojnë votën e të gjithë grupeve parlamentare, të të gjithë forcave politike, siç keni qenë dëshmitarë, ky kalendar është votuar me unanimitet, është kaluar në seancën plenare pa asnjë kundërshti dhe unë shpresoj se të gjitha forcat politike, të gjitha grupet parlamentare do të jenë luajal në qëndrimet e tyre”.
Në funksion të këtij qëndrimi ajo deklaroi se mazhoranca është e angazhuar për të bashkëpunuar me opozitën për të gjitha ligjet, ndërsa theksoi se shpreson që opozita të tregojë me vepra ato që i ka shprehur me fjalë.
Deklaratat u kryeparlamentares u bënë pas një takimi me deputetë të bundestagut gjerman, kreu i të cilit i bëri thirrje të dy palëvë që të bashkëpunojnë për procesin integrues të vendit.
NACO INTERPELANCE PER MINATORET
Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço është thirrur sot në interpelanca nga deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri për të dhënë sqarime lidhur me problematikën e minatorëve dhe veçanërisht për situatën e krijuar kohët e fundit në minierën e Bulqizës
(s.g/GSH/BalkanWeb)