Rama ve kushte per ligjet qe kerkojne 3/5-at e votave te Kuvendit
Ligjet që kërkojnë 3/5-at e votave të Kuvendit nuk do të votohen nga opozita, nëse nuk do të jenë pjesë e një platforme kombëtare.
Kushti u artikulua gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, nga kryesocialisti Edi Rama.
Ndërkohë, socialistët duket se kanë rënë dakord me Partinë Demokratike për nisjen e punës për reformën zgjedhore.
Ajo që bie në sy në këtë marrëveshje është se kryesocialisti foli për një komision bipartizan, që përjashton nga vendimmarrja të gjitha partitë e tjera më të vogla.
Në mbledhjen e kësaj jave të kryetarëve të grupeve parlamentare, grupi parlamentar socialist do të propozojë ndryshimin e rregullores së Kuvendit një tjetër kusht i socialistëve që siç e cilësoi Rama, do të fusë ne binarët e normalitetit, parlamentin.