E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet pa jetë 37 vjeçari, u qëllua me gurë

BERAT- Një person është gjetur pa jetë pas mesnatës në një fshat të Beratit. Sipas të dhënave të para viktima dyshohet të jetë qëlluar me gur në kokë. Goditje që mendohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Ai është identifikuar si Ilir Muci, banor i fshatit Malinat dhe dyshohet të jetë qëlluar nga një person me të meta mendore.

Policia e njoftuar për ngjarjen ka nsir hetimet dhe pas tyre janë ngritur edhe dyshimet për autorin e mundshëm.

Ai mendohet të jetë shtetasi Madik Muci. Nuk ka ende të dhena rreth ngjarjes dhe shkaqeve të saj, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e vrasjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›